Inspektorati Policor i Kosovës ka publikuar raportin e inspektimit lidhur me “Trajtimi i dhunës në familje nga Policia e Kosovës”.
IPK-ja në kuadër të Raportit të inspektimit ka dhënë nëntë (9) rekomandime, që kanë të bëjnë me nevojën e përmbushjes së ekipeve hetimore me personel të mjaftueshëm për trajtimin e rasteve, ushtrimin e kontrolleve për të siguruar kohë më të shpejtë të reagimit në thirrje të qytetarëve për dhunë në familje, përpilimin e raporteve ditore lidhur me të gjitha rastet, ndjekjen e procedurës së aprovimit të kallëzimeve penale sipas zinxhirit komandues të përcaktuar, sigurimin e teknologjisë për komunikim për intervistimin e palëve, krijimin dhe funksionalizimin e “dhomave mike” në kuadër të stacioneve, etj.
Tutje, thuhet se në këtë raport se gjetjet e këtij inspektimi janë me interes për strukturën përkatëse policore, përfshirë nivelin drejtues, operativ dhe hetimor.
“Inspektimi ka qenë me interes për IPK-në, me qëllim që të vlerësohet nëse Policia e Kosovës në të gjitha nivelet e organizimit të saj është duke përmbushur objektivat në përmbushje të mandatit dhe obligimeve që dalin nga Strategjia Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje. Gjithashtu, inspektimi ka ofruar mundësi për t’u njohur me performancën e njësive patrulluese dhe atyre hetimore në trajtimin me sukses të veprave penale të kësaj natyre”, është thënë në raport./teve1.info/