Ministri i Financave, Hekuran Murati deklaroi sot se buxheti i komunave për vitin 2024 arrin në 742 milionë euro.
Por sipas drejtorit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, vetëm 22.6% e buxhetit total të Republikës së Kosovës do të shkon vitin e ardhshëm për komuna, kurse 77.4% do të mbetet në nivel qëndror.
Sazani tha se në vitin 2021 buxheti ka qenë 22.1% për komuna kurse 77.9% për nivel qëndror.
“I gëzohemi çdo euro që shkon më shumë për komuna, mirëpo vetëm 22.6% e buxhetit total të Republikës së Kosovës do të shkon vitin e ardhshëm për komuna, kurse 77.4% do të mbetet në nivel qëndror. Në vitin 2021 ka qenë 22.1% për komuna kurse 77.9% për nivel qëndror. Nuk ka dallim substancial në % për komuna. Këto ndarje vijnë si rezultat kryesor i formulave dhe politikave që janë hartuar në legjislacionin, i cili është hartuar në qeveritë e kaluara e që janë në fuqi edhe tani sa i përket ndarjeve buxhetore. Po flas gjithmonë për % -jen që ndahet për komuna”, tha Sazani, përcjell teve1.info.
Teksa ka kërkuar nga Qeveria të rritë përqindjen për komunat dhe të konsultohet me të njëjtat për hartimin e ligjeve e jo siç tha ai, të hartohen ligjet pa asnjë konsultë paraprake me komunat.
“Komunat kërkojnë grantin e IV-të për investime kapitale e që kjo do e shtonte %. Pra % është me rëndësi, sepse vlera monetare rritet me rritjen e buxhetit të shtetit dhe duke marrë parasysh që qeverisë zakonisht i teprojnë shumë milionë euro është normale që ato mjete të pashpenzuara të barten. Në vitin e ardhshëm dhe buxheti rritet dhe me atumatizëm buxheti në vlerë monetare rritet për komuna, por shihni sa është dallimi në % me vitin 2021 për buxhetin e komunave. Qeveri, rriteni % për komuna, kjo është me rëndësi dhe konsultohuni me komuna për hartimin e ligjeve që prekin komunat, e jo të hartohen ligjet pa asnjë konsultë paraprake me komuna”, shtoi ai./teve1.info./
Murati: Buxheti i komunave për vitin 2024 arrin në 742 milionë euro