TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haxhiu në Gjakovë: Kemi rritje të rasteve të dhunës në familje

Dhuna në familje mbetet një fenomen shqetësues në vend, për çka ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, sot gjatë një vizite në komunën e Gjakovës, ka ofruar mbështetje institucionale për adresimin e kësaj dukurie.

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Haxhiu në Gjakovë: Kemi rritje të rasteve të dhunës në familje

Ministrja Haxhiu tha se rastet e dhunës në familje në rajonin e Gjakovës kanë shënuar rritje.

“Nëse i shohim statistikat në regjion ku përfshihet Gjakova, Rahoveci dhe Malisheva kemi mbi 200 raste në vitin e kaluar, të cilat kanë qenë të raportuara. Kjo shifër është më e lartë krahasuar me vitet paraprake në vitin 2021 dhe 2020. Por, ende besoj që është numër i vogël në raport me dhunën reale që ndodhë e që nuk raportohet. Prandaj, duhet një sensibilizim i opinionit së pari për t’i inkurajuar viktimat që mos të durojnë për rastet e dhunës psikike, seksuale, fizike e materiale sikurse edhe një veprim serioz institucional nga policia, prokuroria dhe gjykatat. Sepse, viktima kur sheh se po dështon ky zinxhirë dekurajohet dhe nuk e raporton dhunën”, tha Haxhiu.

Pas takimit me kryetarin Gjini, Haxhiu premtoi mbështetje edhe për strehimoren e viktimave në Gjakovë.

“Me kryetarin Gjini diskutuam për çështje të ndryshme, por kryesisht për një fenomen që është goxha i shprehur në shoqërinë tonë, që ka të bëjë me dhunën në familje, dhunën në baza gjinore dhe dhuna ndaj grave. Pesha fjalëve e kryetarëve të komunave përfshirë kryetarin Gjini është shumë e madhe tek qytetarët, prandaj adresova çështjet që ndërlidhen me mbështetjen për Strehimoren në Gjakovë. Pastaj një vëmendje dhe fokus për Qendrën për Punë Sociale, që është ‘dera’ e parë në të cilën drejtohen viktimat në rastet kur ata ose ato kanë nevojë. Ndërsa, pash një vullnet tek kryetari Gjini për adresim për këto çështjeve”, tha ajo.

Ndërsa, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini tha se pati një fokus të theksuar në takimin e sotëm me ministren për veprimet institucionale në uljen ose eliminimin e dhunës në familje.

Gjini tha se Kosova është në rrugë të duhur për adresimin e këtij fenomeni që nuk është aspak i mirë për shoqërinë tonë.

“E patëm një fokus më të theksuar tek veprimet dhe politikat të cilat duhet ndërmerren për uljen apo eliminimin e dhunës në familje. Kosova është në rrugë në rrugë të mirë për adresimin e këtij fenomeni që nuk është aspak i mirë për shoqërinë tonë. Besoj që këmbëngulja dhe mbajtja e drejtimit të njëjtë ka me sjellë rezultate të mira në Kosovë, duhet vetëm mos me u dorëzua”, theksoi Gjini.

Ndryshe, ministrja e Haxhiu pritet që t’i vizitojë edhe komunat tjera për adresimin e rasteve të dhunës në familje./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ish-pjesëtari i UÇK-së lirohet nga Serbia pas më shumë se një viti

Ish-pjesëtari i UÇK-së lirohet nga Serbia pas më shumë se një viti

Rama reagon pas kërkesës për 180 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Varrosje për së gjalli

Rama reagon pas kërkesës për 180 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Varrosje për së gjalli

Nga një muaj paraburgim për tre të akuzuarit për krim të organizuar e vepra tjera

Nga një muaj paraburgim për tre të akuzuarit për krim të organizuar e vepra tjera

Reagimi i radhës nga VV, Durmishi: Gjykata Speciale s’është dashur të themelohej

Spiropali reagon ndaj Hagës: Drejtësia për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë e drejtë, jo e njëanshme

Spiropali reagon ndaj Hagës: Drejtësia për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë e drejtë, jo e njëanshme

Dr.Arben Ziberi vazhdon rrugëtimin politik me Izet Mexhitin

Dr.Arben Ziberi vazhdon rrugëtimin politik me Izet Mexhitin

Therret me thikë një person në Prishtinë

Aksident trafiku në Dollc të Klinës, katër persona të lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën