TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Hasan Ramadani, llapjani që luftoi me një ushtri

Me 7 gusht të vitit 1994, forca të shumta policore serbe kishin marrë një aksion që ta kapnin të gjallë njëri nga udhëheqësit e “Çetës së Llapit”, Hasan Ramadanin. Ky i fundit nuk pranoi të dorëzohej dhe për 8 orë bashkë më fëmijët zhvilloi një betejë të ashpër më forcat serbe, ku brenda shtëpisë së tij edhe ra heroikisht 30 vjet më parë. Tëvë1 në vazhdim sjell historinë e heroit, Hasan Ramadani, përmes një reportazhi të përgatitur nga gazetari, Fidan Zejnullahu.

nga Fidan Zejnullahu
7 Gusht, 2024
1
A A
Si iku nga QKUK i akuzuari për fajde

Në orët e para të mëngjesit, në Shajkoc të Podujevës gjithçka ishte e qetë.

Por, këtë qetësi, e prishën hapat e njësitit special serb.

Kështu në 7 gushtin e vitit 1994, ky fshat e gjeti vetën në rrethim të hekurt nga policia serbe.

Këta pa paralajmërim thyen derën e shtëpisë dhe u drejtuan për në dhomën ku po flinte njëri nga udhëheqësit e “Çetës së Llapit”.

Por, koha e shkurtë bëri që Hasan Ramadani mos të arrinte deri tek armët.

Ai më këtë sëpatë, goditi njëri nga policët, që synonin ta kapnin të gjallë.

Kjo zhurmë, bëri që të zgjohen nga gjumi edhe anëtarët e tjerë të familjes.

“Këtu kam qenë unë, e këtu ka qenë vëllai. Kur kanë filluar ata më u fut brenda, kanë shkuar drejt në dhomën ku ka qenë babai. Ai iu ka përgjigj me sëpatë, mundësia ma e shpejtë ka qenë ajo, sepse derisa e ka kap armën (ka qenë më larg) dhe e ka pas sëpatën më afër”, u shpreh Bedri Ramadani – djali i dëshmorit, Hasan Ramadani.

Pas kësaj, policët serbë u tërhoqën nga shtëpia.

E këtu filloi edhe një nga betejat më ikonike të luftës për çlirim.

Hasan Ramadani kundër helikopterëve dhe qindra policëve serbë, për 8 orë rezitoi bashkë më fëmijët.

Këta as pas 3 dekadave, nuk i harrojnë fjalët që ua tha babai në ato momente.

“Prej asaj dhomës atje, u futëm në këtë dhomën tjetër, babai ka qenë këtu (në korridorin e shtëpisë) motra ka qenë në dhomën tjetër, të përgatit më armë gjithmonë nga armiku. Iu kanë përgjigj me armë zjarri dhe (babai) na tregoi se kjo është dita që e kemi pritur, do të luftojmë deri në gjakun e fundit”, tha djali i dëshmorit.

Pak para se të vritej, Hasan Ramadani arriti që nga shtëpia që po shembej t’i nxjerrë fëmijët.

Bedri Ramadani, kujton momentet se si arriten ta shpëtonin trupin e babait.

“Motra nga ka treguar që u vra, duhet më tërheq trupin, sepse kanë qenë në pyetje sekondat për pa ra kulmi i shtëpisë (që po digjej). Na kemi fillua me vrapua, policia serbe na kanë penguar, gjujshin me armë që mos u futni brenda. Na si kena pyet, jena fut brenda me dy motrat e mia deri këtu. Pastaj janë afruar policia e kanë shqelmuar trupin e pajetë”, u shpreh ai.

E pas vrasjes së Hasan Ramadanit, anëtarët e tjerë të familjes iu nënshtruan torturave çnjerëzore.

“Tri pyetje, shokët, baza ku kanë ndenjur dhe bunkerin e armëve. Nuk iu kam përgjigj dhe kanë filluar me torturë. I kam pas këmbët e duart e lidhura dhe kanë filluar më më godit më gjithçka çfarë kanë pasur. Dy herë kam qenë në koma, ma kanë nxjerrë komën më ujë dhe ka filluar tortura përsëri”, tregon djali i Hasan Ramadanit.

Pak minuta para se të fillonin krismat e para, përmes gruas së tij, Hasan Ramadani, arriti që djalit të axhës t’i çonte një porosi.

“Kur u ardhur gruaja e Hasan Ramadanit, porosia ka qenë që unë si Fadil me dal me u largua, që nëse mbijeton dikush nga familja ime, e di që e kam lënë në duar sikur të miat. Unë edhe gruas së tij në ato momente i thashë, mos u kthe sepse nëse mbijeton dikush, ta kenë bile njërin prind”, Fadil Ramadani  djali i axhës së Hasan Ramadanit.

Ai, tregon çka u tha llapjani forcave serbe, kur i bën thirrje të dorëzohej.

“Diku njëzetë metra pasi jam larguar prej shtëpisë sime, e kam dëgjuar kur ju kam bërtit në gjuhën e tyre, nuk mundeni më me frikësua mua, nuk më tremb shteti serb. Unë jam betuar për këtë dhe e kena fituar Kosovën Republikë. 1:50 Aq u dhez këtu lufta, saqë ne 800 metra larg nuk kemi pasur mundësi me qëndruar prej tymit”, shprehet ai.

Hasan Ramadani pas vrasjes së bashkëluftëtarit, Ali Ajetit, për shumë vjet kishte qëndruar në ilegalitet.

8 muaj dyert për të, i hapi familja Revuqi nga Bradashi i Podujevës.

“Hasanin e ka sjell Enver Osmani dhe Fadil Begu. Nga biseda që më kujtohet shumë mirë kur ka ardhur atë natë, ka thënë që dijeni mirë se sa të jem gjallë, dora e serbit nuk mundet më më prek për së gjalli”, shprehet Ismajl Revuqi, ish-komandat i UÇK-së.

Shtëpia ku u zhvillua beteja në mes familjes Ramadani dhe forcave serbe në Shajkovc të Podujevës, tanimë është shndërruar në muze.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Totaj: PDK nuk i frikësohet zgjedhjeve të reja, VV-ja do të ketë rënie

Totaj: PDK nuk i frikësohet zgjedhjeve të reja, VV-ja do të ketë rënie

Totaj për takimet e Kurti me Hamzën: Nëse do të bashkëpunoj të bisedoj më kryesinë e PDK-së

Totaj për takimet e Kurti me Hamzën: Nëse do të bashkëpunoj të bisedoj më kryesinë e PDK-së

Totaj thotë se kandidon edhe për një mandat, konfirmon moskandidimin e Bedri Hamzës

Totaj thotë se kandidon edhe për një mandat, konfirmon moskandidimin e Bedri Hamzës

PDK në Drenas propozon sërish Lladrovcin kandidat për kryetar komune

PDK në Drenas propozon sërish Lladrovcin kandidat për kryetar komune

Totaj: PDK nuk i frikësohet zgjedhjeve të reja, VV-ja do të ketë rënie

Totaj: PDK nuk i frikësohet zgjedhjeve të reja, VV-ja do të ketë rënie

Totaj për takimet e Kurti me Hamzën: Nëse do të bashkëpunoj të bisedoj më kryesinë e PDK-së

Totaj për takimet e Kurti me Hamzën: Nëse do të bashkëpunoj të bisedoj më kryesinë e PDK-së

Totaj thotë se kandidon edhe për një mandat, konfirmon moskandidimin e Bedri Hamzës

Totaj thotë se kandidon edhe për një mandat, konfirmon moskandidimin e Bedri Hamzës

“Info Nata” – 09.06.2025

“Info Nata” – 09.06.2025

PDK në Drenas propozon sërish Lladrovcin kandidat për kryetar komune

PDK në Drenas propozon sërish Lladrovcin kandidat për kryetar komune

Zafir Berisha largohet nga NISMA

Zafir Berisha largohet nga NISMA

Hetime të reja për vdekjen e të riut nga Kaçaniku, pasi u aksidentua ra nga ura në autostradën “Arbën Xhaferi”

Hetime të reja për vdekjen e të riut nga Kaçaniku, pasi u aksidentua ra nga ura në autostradën “Arbën Xhaferi”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X