Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për rastin e grabitjes së një argjendarie në Suharekë, ku një polic i Kosovës është plagosur nga shkëmbi me armë zjarri me grabitësit dhe një tjetër ka mbetur i lënduar gjatë këtij aksioni.
Sipas Policisë, të dyshuarit të cilin ishin të maskuar, me të arritur në vendin e ngjarjes së patrullës policore kanë gjuajtur me armë në drejtim të tyre.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe përforcime të tjera policore, ndërsa që të dyshuarit që ishin 4 persona, kanë arritur të ikin pasi sipas PK-së ata kanë vendosur pengesa gjatë rrugës.
“Të dyshuarit ishin të maskuar dhe të armatosur, posa patrulla policore ka mbërri në vend ngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, me atë rast një zyrtar policor është plagosur lehtë nga arma e zjarrit, ndërsa një tjetër zyrtar policor është lënduar gjatë aksionit. Në ndërkohë kanë mbërri edhe përforcime të tjera policore, nga të dhënat e para dyshohet se ishin katër të dyshuar. Të dyshuarit janë larguar nga vendi dhe policët iu janë vënë pas, gjatë rrugës të dyshuarit kanë vendosur pengesa të ndryshme dhe kanë arrit që të arratisën”, thuhet në komunikatë, përcjell teve1.info
Policia ka ftuar qytetarët që kanë çfarëdo informacioni që mund të ndihmojë në kapjen e kryesve të këtij rasti të kontaktojnë policinë.