TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gashi flet për rënien e Agim Ramadanit, tregon betimin e ushtarëve më pas

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Gashi flet për rënien e Agim Ramadanit, tregon betimin e ushtarëve më pas

Ish-komandanti i UÇK-së në Koshare, Xhafer Gashi, ka rrëfyer përjetimet e rënies së luftëtarit dhe heroit, Agim Ramadani, më 11 prill 1999.

Gashi i cili njëherit është kryetar i Komunës së Obiliqit, në 25-vjetorin e kësaj beteje, tha se vrasja e Agim Ramadanit, ishte e papranueshme për të gjithë pjesëtarët e UÇK-së, madje tregoi se si kishin frikë të kumtonin lajmin për vdekjen e tij, pasi kanë pasur dyshime se ushtarët mund të ftohen për vazhdimin e luftës më tutje.

“Unë e kam njohur Agim Ramadanin edhe gjatë periudhës sa ishim në Zvicër bashkë, pastaj bashkë kemi ardhur në luftë. Pastaj kemi pasur frikë që kur do ta deklaronim para ushtarëve humbjen e Agim Ramadanit, mund të ketë ftohje apo frikë. Ne e morëm vesh më 11 prill, unë isha bashkë me komandantin kur na informuan. Komandantin e informoi Agron Jusufi, i cili i ka thënë se Agimi është plagosur rëndë. Ne pastaj bashkërisht shkuam tek një shtëpi e quanim “shtëpia e Sadikut”, e cila ka qenë në kufi, kur mbërritëm aty, e pamë që pushkën e kishte pasur një ushtar, e nga aty e kuptuam që gjendja e tij s’është e mirë. Në atë moment, Agron Jusufi na shprehu ngushëllime. Ka qenë një ndjenjë jashtëzakonisht e rëndë, jo vetëm për mua po edhe për komandantin. Ka qenë e papranueshme për secilin prej nesh që mund të vritet Agim Ramadani”, rrëfeu Gashi në emisionin “Këndi i Debati” në Tëvë1.

I pyetur se si mund ta përshkruante Agim Ramadanin, kryetari tha se ai ishte i dashur për të gjithë dhe se ka qenë piktor, shkrimtar, e përveç këtyre edhe aktor.

“Ishte ajo frika që do të ndikonte negativisht, por fatmirësisht ndodhi e kundërta, pasi kur e kuptuan ushtarët dhe udhëheqësit për rënien heroike të Agim Ramadanit, u betuan se “këmba e serbit s’do të shkelë aty ku është derdhur gjaku i dëshmorëve”, shtoi tutje Gashi.

Kujtojmë se Beteja e Koshares më 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Dëshmitari i parë në rastin “Thaçi 2”: Kishim disa hetime për pengim të drejtësisë

​Dëshmitari i parë në rastin “Thaçi 2”: Kishim disa hetime për pengim të drejtësisë

Rriten çmimet e naftës në Kosovë

Osmani pret në takim Peleshin

Osmani pret në takim Peleshin

Brenda një jave, Policia e Pejës sekuestron armë e municion – disa të dyshuar në hetim

Brenda një jave, Policia e Pejës sekuestron armë e municion – disa të dyshuar në hetim

Irani: Nuk do të negociojmë me SHBA-në

Irani: Nuk do të negociojmë me SHBA-në

Izraeli bombardon Bejrutin, të paktën 31 persona të vrarë

Izraeli bombardon Bejrutin, të paktën 31 persona të vrarë

Teherani pretendon se ka goditur drejtpërdrejt zyrën e Netanyahut

Teherani pretendon se ka goditur drejtpërdrejt zyrën e Netanyahut

​Dëshmitari i parë në rastin “Thaçi 2”: Kishim disa hetime për pengim të drejtësisë

​Dëshmitari i parë në rastin “Thaçi 2”: Kishim disa hetime për pengim të drejtësisë

Rriten çmimet e naftës në Kosovë

Zhegrova po shkëlqen te Juventusi

Zhegrova po shkëlqen te Juventusi

De Bruyne rikthehet në stërvitje, gati për Torinon

De Bruyne rikthehet në stërvitje, gati për Torinon

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën