Agron Çitaku, shef i ekipit të emergjencës në QKUK, ka thënë se fëmija që u godit nga vetura në Pejë, ka lëndime mesatarisht të rënda.
Ai në QKUK nga Spitali i Pjesës është dërguar para orës 18:00, ndërsa Çitaku për Tëvë 1, ka thënë se janë duke bërë ekzaminime për të parë nëse ka nevojë për operim.
“Për momentin me lëndimet që i ka përshkruar Peja duken mesatarisht të rënda jemi duke bërë ekzaminime shtesë dhe është në pyetej do të hyjë në operacion apo do të vazhdojë trajtimin në klinikë pa operacion. Besoj se përfundimi ndoshta do të jetë i mirë”, ka thënë Çitaku.
Ai ka bërë të ditur se fëmija ka lëndime në kokë, ka një gjakderdhje të vogël dhe një thyrje të kafkës.
Gjatë ditës një veturë ka goditur dy fëmijë në Pejë, ku njëri tash po merr trajtime në QKUK.
Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se personi që ka goditur fëmijët është arrestuar dhe se pritet t’i caktohet ndalimi 48-orë.