Sot janë bërë 25 vjet që nga dita kur Hafir Shala u arrestua nga policia serbe, e për fatin e të cilit nuk dihet gjë akoma. Familjarët thonë se e dinë kush ka gisht në zhdukjen e mjekut të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me 10 prill të vitit ’98, nga Drenasi u nis për në Prishtinë.
Por, rruga e mjekut Hafir Shala, do të ndalej pa arritur në kryeqytet.
E i fundit që u takua më të para se mjeku Hafir Shala të nisej për në Prishtinë, ishte kolegu i tij, Besim Thaçi.
“Jemi përshëndet dhe më ka thënë që nuk do të vonohem do të shkojë në Prishtinë, t’i marrë disa barna për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe pacientët (që erdhën) me atë autoambulancë mos të shkojnë se kthehem…atë ditë ka thënë që vetëm edhe këtë ditë do të shkojë e nuk shkoj më”, tregon Thaçi.
Nga këtu, Hafir Shala dhe dy persona që ishin më të në veturë, u transportuan për në Stacionin Policor në Prishtinë.
Këta të fundit pasi u intervistuan nga policia serbe, u liruan
Por këtë fat nuk e pati mjeku i parë i UÇK-së, Hafir Shala, për fatin e të cilit nuk dihet gjë nga ajo ditë.
Por, familja e mjekut të luftës, thonë se e dinë se kush ka gisht në zhdukjen e kryefamiljarit të tyre.
“Sipas dëshmitarëve që kanë qenë me babain në rrugën për në Prishtinë, thonë që babai është arrestuar nga Fadil Syleviqi madje në një intervistë që ja ka dhënë (Syleviqi) Shaban Shalës, ai ka pohuar se Hafir Shalën vetëm e kam marrë në intervistë dhe e kam vizituar disa herë gjatë intervistës, por nuk e kam mbyt unë por dikush tjetër”, shprehet Gentrit Shala, djali i mjekut, Hafir Shala.
Fadil Syleviq, që 2 vjet më parë u gjet i vdekur, ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës, ndërsa emri i tij është lidhur shpeshherë me vrasje para dhe pas luftës.
Rasti i Shalës tani ndodhet në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ndërsa i biri i tij, Gentriti, fajin për moszbardhjen e rastit, e hedh edhe tek misionet e huaja në Kosovë.
“Kemi vazhdu edhe në UNMIK dhe EULEX, të cilat mendoj që nuk kanë bërë mjaftueshëm për zbardhjen e këtyre rasteve të luftës, për mua dhe familjen dhe ç’do kë që është përball me drejtësi përmes këtyre institucioneve, për ne janë institucione të dështuara…”, thotë Shala.
Të hënën në 25 vjetorin e zhdukjes së Hafir Shalës, pranë shtatores së tij në Drenas, bën homazhe familjarët e kryekomunarët.
Kronika e realizuar nga gazetari Fidan Zejnullahu