TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ekspozimi i policëve në rrjete sociale vlerësohet i rrezikshëm për jetën e tyre

Në shumicën e aksioneve në veri të vendit, shumë pjesëtarë të njësive speciale u ekspozuan në rrjete sociale në kryerje të detyrës. Kjo është e ndaluar me një rregullore të Policisë, derisa njohësit kërkojnë që të ketë një vetëdijësim më të madh të pjesëtarëve të Policisë sepse vlerësohet se ndikon negativisht në punën e tyre.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Ekspozimi i policëve në rrjete sociale vlerësohet i rrezikshëm për jetën e tyre

Me një kërkim të thjeshtë në rrjete sociale, mund të shohësh shumë zyrtarë policorë në krye të detyrës.

Me apo pa dashje, shumë pjesëtarë të Njësive Speciale të Kosovës u ekspozuan në rrjete sociale.

Megjithatë, sipas Rregullores së Policisë së Kosovës një gjë e tillë është e ndaluar për zyrtarët e saj.

“Punonjësi i Policisë, nuk lejohet të postojë fotografi, video me uniformë dhe pajisje policore në ambiente pune dhe jashtë saj, të cilat bien në kundërshtim me etikën policore dhe dëmtojnë imazhin e Policisë”

Tëvë1 ka kërkuar të dijë nga ky institucion se sa është duke u respektuar nga policët një rregullore e tillë, por që as pas dy javësh pritje, nuk ka pasur përgjigje.

E nënkoloneli në pension, Refki Morina vlerëson se duhet një vetdijësim më i madh i efektivëve policorë për këtë çështje.

“Unë mendoj se ka rregullativa të mjaftueshme duke filluar prej lejes së Policisë edhe rregullativa tjera që përcaktojnë etikën policore, raportin në punë dhe detyrat në punë dhe gjërat që janë sekrete dhe të Policisë nuk duhet të aplikohen ose paraqiten në media ose rrjete sociale sepse shpeshherë mund të keqpërdoren ato edhe fotografitë e tyre.  Mendoj se duhet të jetë një vetëdije e njësive elite të dijmë se çka po qesin në rrjete sociale”, shprehet Morina.

Kurse, hartuesi i Ligjit për Policinë, Nuredin Ibishi tregon se një gjë e tillë ndikon edhe në çështjet operacionale të organeve të sigurisë.

“Ata mund të rrezikojnë veten dhe gjithkë derisa mirren me imazhe, derisa një çështje një veprim operacional mund të dështojë. Për këtë arsye duhet të jenë të përqendruar në krye të detyrave dhe të mos mirren me çështje sporadike të shfaqjes së imazheve. Plus ajo mund të zbulojë edhe vendin pasi që çdo herë këto imazhe po shkojnë në gjendje reale të transmetimit dhe mund të jenë rrezik nga pretendues të caktuar”, ka thënë Ibishi.

Ndryshe, para disa javësh është bërë publik lajmi se tre eprorë të Njësive Speciale të Policisë janë futur në listën e zezë të Rusisë.

Tags: ekspozimi ne rrejtet socialePolicetrreziku
ShareTweet

Postime të ngjashme

Të premten nis numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

Mbi 70% e votave më postë të numëruara, këto janë rezultatet

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Të plagosurit në Podujevë në gjendjet stabile

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, dy të lënduar

4 palë zgjedhje brenda vitit, Tëvë1 në krye të detyrës

4 palë zgjedhje brenda vitit, Tëvë1 në krye të detyrës

Të premten nis numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

Mbi 70% e votave më postë të numëruara, këto janë rezultatet

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Të plagosurit në Podujevë në gjendjet stabile

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, dy të lënduar

Aksident me fatalitet në Durrës

Aksident me fatalitet në Durrës

4 palë zgjedhje brenda vitit, Tëvë1 në krye të detyrës

4 palë zgjedhje brenda vitit, Tëvë1 në krye të detyrës

Viti i luftës kundër kontrabandës

Viti i luftës kundër kontrabandës

“I lëndova sytë me atë lloj kiseline” – Historia e trishtë e Behxhet Gashit, tani sheh vetëm pjesërisht

“I lëndova sytë me atë lloj kiseline” – Historia e trishtë e Behxhet Gashit, tani sheh vetëm pjesërisht

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën