Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar masën e paraburgimit, shtetasit zvicran i cili dyshohet se ka hedhur nga dritarja e dhomës së hotelit në katin gjashtë, tashmë të ndjerën M.K.U, shtetase e Argjentinës.
Rasti ka ndodhur më 1 gusht në rrugën “Nënë Terza” në Fushë Kosovë.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.N me datë 01.08.2023 rreth orës 01:59 minuta në rrugën “ Nënë Terezë” në Fushë Kosovë, pas një mosmarrëveshje paraprake me të dëmtuarën – tani të ndjerën M.K.U, të njëjtën e privoj nga jeta duke e hudhur nga dritarja e dhomës së hotelit, nga kati gjashtë, me ç’rast e ndjera kishte pësuar lëndime trupore, e që edhe përkundër trajtimit mjekësor e njëjta kishte ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ( QKUK)”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.







