Dy vetura të Policisë së Kosovës janë sulmuar pas orës 19:00 në Zveçan nga protestues serbë.
Veturat janë sulmuar me mjete të ndryshme, ndërsa pjesa tjetër e turmës ka duartrokitur.
Në orët e pasdites janë mbledhur një grup i serbëve para objektit të komunës disa metra larg kordonit të KFOR-it.
Ata kanë vendosur edhe një tendë, ndërsa që të pranishëm janë parë edhe udhëheqësit e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq.
Këta dy kanë zhvilluar takim edhe me KFOR-in.
Ndërsa, që KFOR-i ka shtuar trupat në këtë komunë.
Here is the moment two #Kosovo Police cars are attacked by the masked mob in Zvecan. The rest of local Serbs applaud. pic.twitter.com/ZkIUGUQIwX
— Xhemajl Rexha (@xhemajl_rexha) May 31, 2023







