Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është lënduar, pasi janë goditur nga një veturë.
Rasti ka ndodhur në Ozdrim të Pejës, ka konfirmuar për teve1.info, zëdhënësi i Policisë Rajonale, Driton Rugova.
“Sonte rreth orës 21:30 jemi njoftuar për një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë një veturë dhe tre këmbësore, dy nga ta nuk kanë arritur që t’i përballojnë plagëve, ndërsa njëri është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësore. Ekipet mjekësore kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e dy viktimave”, ka thënë Rugova.
Ai ka bërë të ditur se drejtuesi i aksidentin gjendet në stacionin policor të Pejës.