TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dhunimet seksuale gjatë luftës pjesë e gjenocidit, të mbijetuarat kërkojnë të mos harrohen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kabinetin qeveritar dhe ministra nga Vetëvendosje, kanë vendosur kurora lulesh tek parku memorial “Heroinat” në kryeqytet. Këtu u kërkua drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Dhunimet seksuale gjatë luftës pjesë e gjenocidit, të mbijetuarat kërkojnë të mos harrohen

Në Kosovë është shënuar 14 prilli, dita memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Në shënimin e kësaj dite te parku memorial “Heroinat” në kryeqytet ishte dhe kryeministri i Kosovës dhe përfaqësues tjerë institucional.

“Ajo çfarë u ka ndodhur këtyre personave nuk u ka ndodhur për shkak të emrave të tyre të veçantë, apo karakteristikave individuale, por për shkak se ishin shqiptarë dhe dëshironin të jetonin në tokën e tyre të lirë. Janë mbi 20 mijë gra e vajza, burra e djem të cilët janë të përdhunuar gjatë luftës dhe është pjesë e gjenocidit që kemi përjetuar nga Serbia”, u shpreh Kurti.

E fjalëpakë por shumë emocionale, ishin dy nga të mbijetuarat e këtij krimi të luftës.

“Ishte një ditë shumë e tmerrshme për mua. Por unë sot jam shumë e fortë, jam shumë krenare për shtetin që kemi. Kemi ushtrinë tonë, policinë dhe me plot besimin që policia jonë dhe ushtria nuk do të bëjë çfarë bëri ushtria serbe”, tha Vasfije Krasniqi-Goodman.

“Ju lutem mos na harroni!”, tha Shyhrete Tahiri – Sylejmani – e mbijetuar e dhunës seksuale.

Se këto krime nuk do të harrohen, po ju premton ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Kemi punuar edhe në fuqizim të kapaciteteve të PSRK-së, për rritje të numrit të prokuroreve dhe stafit mbështetës, megjithatë edhe kundër mbështetjes sonë, ende nuk është ngritur numri e prokurorëve special, sepse me tre prokurorë në Prokurorinë Speciale, është e pamundshme që të adresohen krimet e luftës. Sot unë shfrytëzoj rastin që në ditën e të mbijetuarave të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, të bëj edhe një herë thirrje për drejtësi dhe t’i thërras institucionet që t’i kryejnë të gjitha përgjegjësitë që kanë”, tha Haxhiu.

Përmes një aktiviteti, 14 prillin këtu e shënuan edhe Qendra Kosova për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

Ndryshe, numri i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, është paraqitur të jetë rreth 20 mijë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet 39-vjeçari kosovar në Morinë, tentoi të hynte në Shqipëri me municion dhe armë të ftohta

Arrestohet 39-vjeçari kosovar në Morinë, tentoi të hynte në Shqipëri me municion dhe armë të ftohta

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për manipulim të votave

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

​Hamza reagon për lirimin e Smakajt, Shalës dhe Fazliut nga Haga

Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Numër i madh i të dyshuarve për manipulim të votave, ende po vazhdon intervistimi në Komunën e Gjilanit

Ferizaj avancon në çerekfinale të Kupës

Ferizaj avancon në çerekfinale të Kupës

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtarë “Dynamic Front 26” në Gjermani

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtarë “Dynamic Front 26” në Gjermani

Familjarët shprehen të gëzuar pas lirimit të Haxhi Shalës

Familjarët shprehen të gëzuar pas lirimit të Haxhi Shalës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën