Dhjetëra persona janë vrarë dhe 24 janë plagosur rëndë, si pasojë e sulmit me armë zjarri në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit, në Pragë të Republikës Çeke, kanë thënë shërbimet e emergjencës, raporton BBC.
Policia ka thënë se sulmuesi, 24-vjeçar, ka qenë student i universitetit dhe sulmi ka qenë i paramenduar.
Trupi i pajetë i tij është gjetur në ambientet e universitetit.
Policia ka thënë se ai ka qenë prej një fshati 21 kilometra larg Pragës.
Sipas Policisë, babai i të dyshuarit është gjetur i vdekur më herët gjatë ditës.
Shefi i policisë Martin Vondrashek, ka thënë në një konferencë për media se shifrat e viktimave mund të mos jenë përfundimtare.
Ai ka thënë se sulmuesi është inspiruar prej sulmeve të ngjashme që kanë ndodhur jashtë shtetit.
Duke folur në konferencë për media, ministri i Brendshëm Vit Rakushan, ka thënë se “nuk ka sinjale që krimi ka pasur lidhje me terrorizëm ndërkombëtar”.
Disa studentë kanë treguar në platformën X – të njohur më parë si Tëitter, se kanë mbyllur dyert me mjete të ndryshme për të parandaluar sulmuesin.