TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çitaku: Qeveria Kurti ka dështuar sa i përket diplomacisë

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Çitaku: Qeveria Kurti ka dështuar sa i përket diplomacisë

Çitaku tha se Albin Kurti si kryeministër po vazhdon ta mbrojë pakusht ambasdorin Berishaj, po e cenon përmendjen e UÇK-së  dhe po i thur elozhe Ivanoviqit, si dhe po dështon në diplomaci.

“Çka ka dhe çka s’ka ditëve të fundit dhe jo vetëm nga Qeveria Kurti? Ka mbrojtje të pakusht për Martin Berishajn, nuk ka sjellje të tij para drejtësisë. Ka mohim të fjalës për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe elozhe për Oliver Ivanoviqin. Ka çnjohje dhe ngecje në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, s’ka procedim të aplikacionit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Ka një Albin Kurt në opozitë, dhe një Albin Kurt tjetër në Qeveri”, theksoi ajo.

Me këtë rast, Çitaku bëri thirrje që ambasadori Berishaj të shkarkohet nga detyra dhe të hetohet afera e tij me mafian energjetike.

“Tek Afera Martin Berishaj, shkarkimi nuk mjafton. Të dhënat e publikuara nga mediumet e ndryshme ndërkombëtare duhet të jenë alarm për institucionet e Republikës së Kosovës. Për më tepër, sot, më shumë se kurrë, Kryemininisti duhet t’u japë përgjigje një vargu të pyetjeve të cilat i kemi parashtruar tash e një vit. Si i është dhënë shtetësia Martin Berishajt brenda natës? Si e ka marrë certifikatën e sigurisë nga AKI? A janë përdorur 1 milion e 470 mijë euro për të financuar fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo”, tha Çitaku.

Sa i përket diplomacisë, Çitaku konsideron se Qeveria Kurti ka dështuar deri në atë masë sa shteti i Kosovës nuk po arrinë të mirëmbajë dhe kultivojë raportet as me vendet që e kanë njohur më parë.

“Dje, Ministri i Jashtëm i Togos njoftoi se kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, kur ne prisnim njohje të reja të vendit tonë. Por, kjo nuk është pjesa më e dhimbshme. Pjesa e dhimbshme është që, edhe në një organizatë si Këshilli i Evropës, ku kemi më shumë se dy të tretat e votave të nevojshme, edhe përkundër përjashtimit të Rusisë dhe Bjellorusisë, aplikimi i Kosovës vazhdon të mbetet i patrajtuar. Që nënkupton, se ne nuk po arrijmë të mirëmbajmë dhe kultivojmë raportet as me vendet që na kanë njohur”, shtoi ajo.

Çitaku duke akuzuar kryeministrin Kurti për nënçmim të UÇK-së , tha se nuk historia nuk mund të fshihet dhe sikur komunikatat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe qëndrimet e Kurtit në Facebook.

“Në përvjetorin e Masakrës së Reçakut, Qeveria ia mohoi fjalën Kryetarit të Reçakut, ish-luftëtarit të UÇK-së, Adem Ramadani. Ndërkaq, të nesërmen, Kryeministri Kurti thuri elozhe për Oliver Ivanoviqin. Kryeministër, nuk fshihet dhe nuk retushohet historia si komunikatat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe qëndrimet tuaja në Facebook”, tha Çitaku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

​27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët të martën

Sokoli për finalen Kosovë-Turqi: Jam optimist që të shkruhet historia, ekipi është pjekur

Sokoli për finalen Kosovë-Turqi: Jam optimist që të shkruhet historia, ekipi është pjekur

Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gazë

Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gazë

​27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

​27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Qeveria pritet të miratojë të hënën shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

Kosova sonte luan ndeshjen më të rëndësishme deri tani

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët të martën

Sokoli për finalen Kosovë-Turqi: Jam optimist që të shkruhet historia, ekipi është pjekur

Sokoli për finalen Kosovë-Turqi: Jam optimist që të shkruhet historia, ekipi është pjekur

Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gazë

Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gazë

Emisioni “Info Nata” 30.03.2026

Emisioni “Info Nata” 30.03.2026

Mos posto fare! Trendi i ri që po “vret” rrjetet sociale në 2026!

Mos posto fare! Trendi i ri që po “vret” rrjetet sociale në 2026!

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën