TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çitaku: Ambasadori Berishaj është në mbrojtje nga Kurti

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Çitaku: Veprime të paplanifikuara dhe të pakoordinuara të Qeverisë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Nënkryetarja Çitaku ka thënë se është pikërisht Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i cili po bëhet pengesë për t’iu hapur rrugë përgjegjësisë dhe të vërtetës.

“Prapa ambasadorit Berishaj, fshihet një lidhje shumë më e thellë e pushtetit me mafinë energjetike të vendeve të rajonit. Martin Berishaj është mik i kryeministrit Kurti, i emëruar ambasador nga Kryeministri Kurti dhe përballë këtij skandali, i marrë në mbrojte direkte nga Kryeministri Kurti. Por, përkundër se qeveria është përpjekur me çdo kusht që ta amnistojë këtë aferë, skandali po thellohet çdo herë e më shumë dhe ka marrë rrugë drejt shpalosjes së fakteve tepër shqetësuese, të cilat jo vetëm që tejkalojnë çështjet e integritetit diplomatik e personal, apo edhe ndjekjes penale, por të cilat sot, shtrihen deri tek Zyra e Kryeministrit Albin Kurti dhe implikojnë vetë shtetin e Kosovës”, ka thënë Çitaku.

Nënkryetarja Çitaku ka bërë thirrje që kjo aferë të zbardhet deri në fund, që imazhi i Kosovës si shtet të mos dëmtohet edhe më tej.

“Kërkojmë nga organet e zbatimit të ligjit që ta bëjnë punën e tyre investiguese si dhe nga institucionet përgjegjëse që z. Berishaj, ta shkarkojnë menjëherë nga detyra e Ambasadorit”, ka thënë Çitaku.

Ajo tha se që nga fillimi i prillit të vitit 2022, Qeveria Kurti është munduar ta amnistojë e ta fshehë këtë skandal.

“Që nga fillimi i prillit të vitit 2022, përgjatë gjithë vitit 2022, si dhe aktualisht tash, Qeveria Kurti është munduar ta amnistojë e ta fshehë një prej skandaleve dhe aferave më të thella e më të mëdha, protagonistë të së cilës si palë, i gjen mafinë energjetike të vendeve të Ballkanit, si dhe një ambasador të Republikës së Kosovës, Martin Berishaj, mik i kryeministrit Kurti, i emëruar ambasador nga Kryeministri Kurti dhe përballë këtij skandali, i marrë në mbrojte direkte nga Kryeministri Kurti”, ka thënë ajo.

Çitaku rikujtoi se mediat dje raportuan për të dhëna të tjera faktike që dëshmojnë kompania GEN ka hedhur në llogarinë Ambasadorit Berishaj 1 milion e 470 mijë euro, vlera të cilat ai nuk i ka raportuar në komision.

“Dje, mediat kosovare raportuan për të dhëna të tjera faktike në lidhje me veprimtarinë komerciale të z. Berishaj me GENIN, të dhëna për të cilat z. Berishaj nuk ka qenë i sinqertë gjatë paraqitjes së tij para Komisionit Hetimor. Sipas këtyre të dhënave, në llogarinë e z. Berishaj, kompania GEN ka hedhur hiq më pak se 1 milion e 470 mijë euro, vlera të cilat, z. Berishaj nuk i ka raportuar në komision. Paralelisht me këto të dhëna që flasin shumë,  këtu kemi të bëjmë me një përpjekje të organizuar për të fshehur gjurmë, dje pati edhe shkrime në mediat e huaja se kompania GEN, në kuadër të shpëlarjes së parave përmes kontabilitetit fiktiv, kishte financuar edhe fushata politike, duke përmendur në mes tjerash, fushatën zgjedhore të Kryeministrit Albin Kurti, ku për koincidencë, periudha kur mendohet se GEN ka financuar këto fushata, përfshinë periudhën kur ambasadori Berishaj kishte tërhequr mjetet e deponuara nga GEN-i në llogarinë e tij”, ka thënë Çitaku.

Ajo shtoi se një aferë e tillë i bën dëm imazhit të Kosovës në politikën e jashtme.

“Një kallëzim penal nga ana e Agjencisë Kundër Korrupsionit, një aferë e thellë që i bën dëm imazhit të Kosovës, dhe vazhdimi i kësaj sage nëpër mediat ndërkombëtare edhe sot kur po flasim, nuk kanë qenë të mjaftueshme për Kryeministrin Kurti, as për Presidenten Osmani  që ambasadorin Berishaj ta ballafaqojnë me përgjegjësi”, ka thënë Çitaku.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

OVL-UÇK mbështet protestën e studentëve në Gjakovë: Le të dëgjohet zëri i studentëve

OVL-UÇK mbështet protestën e studentëve në Gjakovë: Le të dëgjohet zëri i studentëve

RTK në grevë nga e hëna

RTK në grevë nga e hëna

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Një muaj paraburgim ndaj personit që iu gjetën 120 kilogramë marihuanë

IHMK paralajmëron reshje dhe vërshime mbrëmjen e së shtunës në Kosovë

IHMK paralajmëron reshje dhe vërshime mbrëmjen e së shtunës në Kosovë

Malisheva në epërsi ndaj Prishtinës

Malisheva në epërsi ndaj Prishtinës

Stuttgarti merr pikë ndaj Dortmundit me gol të minutës shtesë

Stuttgarti merr pikë ndaj Dortmundit me gol të minutës shtesë

Liverpooli turpërohet në “Anfield”

Liverpooli turpërohet në “Anfield”

Disfata e tretë për Sunderlandin e Xhakës në Angli

Disfata e tretë për Sunderlandin e Xhakës në Angli

Bayerni me fitore të thellë, shënon gjashtë gola ndaj Freiburgut

Bayerni me fitore të thellë, shënon gjashtë gola ndaj Freiburgut

Kosova po avancon ndaj Britanisë pas pjesës së parë

Caktohet orari i ndeshjeve të IHF Trophy për Zonën Evropiane

OVL-UÇK mbështet protestën e studentëve në Gjakovë: Le të dëgjohet zëri i studentëve

OVL-UÇK mbështet protestën e studentëve në Gjakovë: Le të dëgjohet zëri i studentëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën