TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Analisti britanik: Serbia po përgatitet për t’i paraqitur serbët në Kosovë si të rrezikuar

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Serbët në Graçanicë në pritje të autobusit për t’u nisur drejt Serbisë për zgjedhjet

Kështu thekson analisti britanik Daniel Smith duke shtuar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq vazhdimisht është duke i shërbyer interesave të Rusisë në Ballkan.

“Në raport me Kosovën, gjithnjë e më shumë po shohim një narrativë serbe të përshtatur sipas ‘recetës ruse’, ku minoriteti serb që jeton në Kosovë paraqitet si ‘popullatë e rrezikuar’ ose duke përsëritur nevojën për ‘mbrojtje’. Rusia pretendon se po bën të njëjtën gjë me popullsinë rusisht-folëse në Ukrainën lindore”, thekson Smith për Al Jazeera.

Sipas tij, politika e ashtuquajtur neutrale e Vuçiq-it është më pro-ruse se çdo gjë tjetër.

“Me politikën e tij pro-ruse, Vuçiq vazhdimisht u shërbeu interesave të Rusisë në Ballkan. Në shumë raste, ai u shërbeu më shumë interesave të Rusisë sesa dhe popullit serb. Politika e tij e ashtuquajtur neutrale është më pro-ruse se çdo gjë tjetër. Si mund ta quajmë ndryshe presidentin e një vendi kandidat për në BE, Vuçiq-in, veçse një ‘idiot i dobishëm” që lejon veten të shfrytëzohet nga një diktator dhe kriminel lufte si Vladimir Putin-i? Apo të dy kanë shumë gjëra të përbashkëta”, pyeti ai.

Smith shprehet se pengimi i ardhjes së ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Serbi nga vendet fqinje ka ruajtur dinjitetin e popullit serb e që nuk është ruajtur nga vetë shteti i tyre. Ai shton se anulimi i kësaj vizite është një sinjal i mirë për rajonin.

“Anulimi i vizitës së Lavrov-it është një sinjal i mirë për rajonin, në radhë të parë për shkak se mohuesi i krimeve të luftës në Ukrainë, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë, është penguar të rrisë më tej tensionet duke vizituar Beogradin. Së dyti, bllokimi i hapësirës ajrore, për fluturimin e Lavrov-it, dëshmon rëndësinë e anëtarësimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO për sigurinë e tyre dhe të rajonit në përgjithësi”, shprehet Smith.

“Gatishmëria e liderëve serbë për të pritur Lavrov-in në një kohë kur liderët evropianë dhe botërorë po presin liderët ukrainas është një provë shtesë se Serbia po mbështet në mënyrë aktive Rusinë dhe se është koha që BE-ja të shqyrtojë seriozisht statusin e Serbisë si vend kandidat. Në këtë rast shtetet fqinje e kanë ruajtur dinjitetin e qytetarëve të Serbisë, të cilin fatkeqësisht nuk e ka ruajtur vetë shteti i tyre”, shton ai.

Eksperti britanik pohon se me anë të propagandës dhe Kishës Ortodokse, Kremlini po përpiqet të rrisë tensionet ndëretnike në rajon.

“Duke e përhapur propagandën dhe narativa pro-ruse, Kremlini po përpiqet të rrisë tensionet ndëretnike në Ballkan dhe veçanërisht në Bosnje e Hercegovinë. Me këtë, Rusia po përfiton nga ngritja e nacionalizmit serb dhe përkrahjes nga Kisha Ortodokse Serbe. Gjithashtu, disa kërkime nga medie dhe institute në Ballkan kanë treguar raste të ndërhyrjeve të inteligjencës ruse në cenimin e sigurisë kombëtare të vendeve ballkanike”, pohon ai.

Në fund, Smith thotë se fjalimi i ambasadorit rus në Kuvendin e Republika Serbe ishte një mesazh i keq për sigurinë e Ballkanit dhe se Igor Kalabuhov duhet të shpallet persona non-grata dhe të dëbohet nga vendi.

“Fjalimi i ambasadorit rus në Bosnje e Hercegovinë, Igor Kalabuhov në Kuvendin e Republikës Serbe, ishte një mesazh i keq për sigurinë dhe stabilitetin e vendit por edhe të Ballkanit, si në mënyrë simbolike ashtu edhe nga ana përmbajtjesore. Një ambasador që kërcënon hapur Bosnjën e Hercegovinën se, ‘vazhdimi i rrugës së saj evropiane përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare’, duhet të paktën të shpallet persona non grata dhe të dëbohet nga vendi”, përfundon Smith./KSP/

Tags: serbete e KosovesSerbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca: Të gjendet një formë e re e Asociacionit

Konjufca pritet të jetë kryenegociator i dialogut me Serbinë

Auto Draft

UP kërkon rikthimin e objektit në veri të Mitrovicës

Auto Draft

“Shtëpia e UÇK-së”, rrëfimi i Isak Qolli në shtëpinë e të cilit u formua një nga celulat e para

Auto Draft

30 ditë kufizime, mësueseje e cila po tenton të largoi nxënësit nga telefoni

Rreziku nga ortekët, rruga drejt Thethit e mbyllur

Rreziku nga ortekët, rruga drejt Thethit e mbyllur

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

Konjufca: Të gjendet një formë e re e Asociacionit

Konjufca pritet të jetë kryenegociator i dialogut me Serbinë

Auto Draft

UP kërkon rikthimin e objektit në veri të Mitrovicës

Auto Draft

“Shtëpia e UÇK-së”, rrëfimi i Isak Qolli në shtëpinë e të cilit u formua një nga celulat e para

Auto Draft

30 ditë kufizime, mësueseje e cila po tenton të largoi nxënësit nga telefoni

Rama thotë se të hënën kthehet në normalitet situata me menaxhimin e mbeturinave

Rama thotë se një “koalicion i gjerë” do të bëhet së shpejti në kryeqytet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën