Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka konfirmuar se ka marrë një kërcënim me bombë.
Zëdhënësja e këtij institucioni, Valentina Gara ka bërë të ditur se udhëtarët dhe personeli janë evakuuar me kohë.
“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar. Ekipet emergjente jane involvuar ne detyrat dhe pergjegjesite e caktuara”, ka shkruar Gara në Facebook.