TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Abbott: Viktimat e luftës nuk duhet të bëhen viktima politike

nga Lindrit Zejnullahu
3 vjet më parë
0
A A
Ambasadori britanik Nicholas Abbot përgëzon kosovarët në ditën e pavarësisë

Vetëm një aktakuzë është ngritur për krime lufte gjatë vitit të kaluar nga Prokuroria Speciale në Kosovë.

Kjo e fundit thotë se nuk mund të ndrisin aktakuza në rastet kur nuk kanë mundësi të sigurojnë prezencën e kryerësve të veprave.

Ambasadorë të huajë në Kosovë kanë deklaruar se krimet e pa-adresuara mund të gërryejnë paqen në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, është kërkuar që viktimat të mos bëhen ‘viktima politike’.

Kështu u tha në prezantimin e raportit vjetor të Fondit për të Drejtën Humanitare nga monitorimi i gjykimeve mbi krimet e luftës dhe veprave penale të motivuara etnikisht dhe politikisht gjatë vitit 2021.

Amer Alija nga FDHK tha se kanë monitoruar 50 seanca gjyqësore në rastet e krimeve të luftës dhe 20 seanca që lidhen me vepra penale me prapavijë politike.

“Gjatë vitit 2021, dy persona janë arrestuar nën dyshimin penal për krime të luftës Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës ka ngritur vetëm një aktakuzë për krime të luftës gjatë vitit 2021. Gjatë kësaj periudhe pranë Departamentit Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës janë proceduar pesë raste për krime të luftës kundër popullatës civile, kundër gjashtë të pandehurve… Ky raport i përmban 13 analiza të detajuara të proceseve gjyqësore pranë gjykatave themelore, të Apelit dhe Supremes, që ndërlidhen me krimet e luftës dhe vepra penale me prapavijë etnike dhe politike. Dhjetë prej këtyre rasteve janë të krimeve të luftës”, ka njoftuar ai.

Me numrin e vogël të aktakuzave nuk është pajtuar udhëheqësja e Departamentit për Krime Lufte, Drita Hajdari.

Ajo tha se kanë sfida të mëdha në hetimin dhe gjykimin e rasteve të krimeve të luftës.

“Prokuroria ka trajtuar rastet dhe ka ngritur aktakuza në rastet kur e kemi siguruar praninë fizike të të pandehurit. Ne nuk mund të ngremë aktakuza në rastet kur nuk kemi prezencën e kryerësve të veprave. Kur thuhet që gjatë vitit 2021 është ngritur vetëm një aktakuzë për krime të luftës, kjo mund të tingëllojë shumë shqetësuese për ata që nuk dinë procedurat, mund automatikisht ta fajësojnë prokurorinë për neglizhencë, për mos-interesim, për mos punë, por kjo ta bëjë me faktin që kemi arritur të arrestojmë prezencën fizike të kryerësit të veprës penale”, ka deklaruar Hajdari.

Në tryezën me temën “Pengesat aktuale në procedimin e krimeve të luftës në Kosovë”, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott tha se sfidë për vendosjen e drejtësisë është se shumë nga kryerësit e veprës nuk janë në Kosovë dhe se ekziston mungesë e bashkëpunimit me institucionet e Serbisë.

“Koha është armik, shumë të mbijetuar kanë vdekur që nga konflikti ose janë shumë të moshuar, e që mund ta bëjë marrjen në pyetje tërthortë më pak të pabesueshme dhe të vështirë. Provat e krimeve mund të jenë dëmtuar në masë të madhe, ose mund të mos ekzistojnë fare. Sidoqoftë, trajtimi i këtyre sfidave mbetet esenciale për krijimin e një të ardhme më të mirë për të gjithë kosovarët dhe regjionin. Qasja në drejtësi përfaqëson një sfidë kryesore për viktimat, anëtarët e familjes, por edhe shoqërinë në përgjithësi….Më tepër se 30 mijë të vrarë apo të zhdukur gjatë konfliktit në Kosovë, vetëm 213 persona janë akuzuar dhe vetëm 71 janë dënuar nga të gjitha etnicitete”, ka deklaruar Abbott.

Sipas tij, drejtësia në Kosovë dhe Serbi varet nga akterët politikë.

“Ekziston nevojë për një proces të ri-pajtimit. Prandaj, këto viktima nuk duhet të bëhen viktima politike. Trajtimi i trashëgimisë së konfliktit është esenciale për Kosovën që të vazhdojë tutje. Kjo nuk është çështje që të shikojmë të kaluarën, por të krijojmë të ardhme”, ka shtuar ai.

Pauline Menthonnex Gacaferri, zëvendësshefe e misionit nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë, theksoi se viktimat e krimeve të luftës kanë të drejtë për drejtësi.

“Shteti ka për detyrë për të hetuar dhe ndjekur penalisht shkeljet e të drejtave të njeriut. Drejtësia është pjesë e rëndësishme e ndërtimit të një paqeje të qëndrueshme. Kultura e mos ndëshkimit dhe krimet e kaluara që nuk adresohen mund ta gërryejnë paqen dhe në kontekst të Ballkanit Perëndimor, gjithashtu mund ta rrezikojnë edhe procesin e integrimit evropian të rajonit”, tha ajo.

Shefi i seksionit për Çështje Juridike dhe Këshillimor për Sundimin e Ligjit në Zyrën e Bashkimit Evropian, Hakan Ejdervik tha se janë duke mbështetur procesin me mbi katër milionë euro.

“Bashkimi Evropian është duke mbështetur procesin për të trajtuar të kaluarën, të tanishmen dhe të ardhmen me disa projekte me më shumë se 4.5 milionë euro. Është pozitive kur e shohim në këtë raport që ka rritje të numrit të prokurorëve në Departamentin e Krimeve të Luftës dhe në Departamentin e Prokurorisë Speciale është rritur. Mirëpo, sfidat tjera mbesin dhe kjo është theksuar edhe në rekomandimet për institucionet lokale gjyqësore… Katër raste janë nga viti 2018 dhe për katër vjet dhe këto janë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe asnjë seancë nuk është mbajtur në lidhje me këto raste”, ka thënë ai.

Në publikimin e raportit vjetor të FDHK u tha se Policia e Kosovës ka intervistuar gjatë vitit 2019 mbi 300 dëshmitarë dhe ka arrestuar tetë persona.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, gjyqësori vendor dhe ndërkombëtar ka akuzuar rreth 70 persona për krime lufte në Kosovë.

Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë ka rekomanduar që të organizohen trajnime të rregullta dhe përmbajtësore për gjyqtarë, prokurorë dhe stafin mbështetës që merren me krime të luftës./KSP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ekskluzive: FSK-ja pajiset me autoblinda amerikanë

Ekskluzive: FSK-ja pajiset me autoblinda amerikanë

Ish-opozita kërkon heqjen e tarifës 10% ndaj ShBA-së – Qeveria pa qëndrim zyrtar

Ish-opozita kërkon heqjen e tarifës 10% ndaj ShBA-së – Qeveria pa qëndrim zyrtar

Rasti i Pjetër Shalës – Të hënën shqiptohet vendimi i Gjykatës së Apelit

Rasti i Pjetër Shalës – Të hënën shqiptohet vendimi i Gjykatës së Apelit

Pensionistët e TMK-së e FSK-së krijojnë shoqatë, mision kanë shërbimin ndaj vendit

Pensionistët e TMK-së e FSK-së krijojnë shoqatë, mision kanë shërbimin ndaj vendit

Incident pas finales, Enrique sulmon brazilianin Pedron

Incident pas finales, Enrique sulmon brazilianin Pedron

Chelsea triumfon në Botërorin e klubeve

Cole Palmer shpallet më i miri

Chelsea triumfon në Botërorin e klubeve

Chelsea triumfon në Botërorin e klubeve

Ekskluzive: FSK-ja pajiset me autoblinda amerikanë

Ekskluzive: FSK-ja pajiset me autoblinda amerikanë

Xhaka fokusohet te Kupa e Gjermanisë

Xhaka drejtë Arabisë Saudite, ka marrëveshje me Neom SC

Drita mbanë stërvitjen e parë në Luksemburg

Drita mbanë stërvitjen e parë në Luksemburg

Gjilani siguron sulmuesin Kasa

Gjilani siguron sulmuesin Kasa

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X