TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

39 aksidente në trafik me persona të lënduar gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
39 aksidente në trafik me persona të lënduar gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë

Foto ilustruese

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës është rritur numri i aksidenteve në trafik. Vetëm gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 39 aksidente trafiku me persona të lënduar, ndërsa 58 me dëme materiale.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për shtatë prej tyre, raporton teve1.info

Aksidenti i parë i cekur në raportin 24-orësh ka ndodhur në rrugën Gjilan – Kamenicë, ku dy vetura janë përplasur mes vete. Policia thotë se si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e veturave, ku më pas të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Edhe në aksidentin e dytë që ka ndodhur në Ferizaj, janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Në Kaçanik, një person duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka shkaktuar aksident trafiku, ku për pasojë kanë marrë lëndime trupore dy persona, ku të njëjtit janë detyruar të marrin tretman mjekësor.

Aksident trafiku është regjistruar edhe në Shtërpcë, ku dy persona janë lënduar si pasojë e përplasjes mes dy veturave. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Aksidente trafiku janë shënuar edhe në Prizren dhe Skenderaj.

“Prizren 23.07.2023-19:00. Viktima femër kosovare është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor pasi që e njëjta ishte përfshirë në një aksident trafiku. Rasti në procedurë hetimore.

Skenderaj 23.07.2023. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me targa vendore, me drejtues meshkuj kosovarë.Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar pesë persona të cilët kane pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit është shënuar edhe një aksident me fatalitet në Prishtinë.

“Prishtinë 23.07.2023 – 12:58. Ka ndodhur aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy vetura udhëtarësh me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar, drejtues i veturës, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i veturës tjetër dhe pesë pasagjerët që kishin qenë në atë veturë të gjithë kosovarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit, të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësorë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”.

Në mesin e këtyre aksidenteve, është regjistruar edhe një vetaksident në Gjakovë, ku një person nga pakujdesia ka humbur kontrollin, me ç’rast ka goditur veturën tjetër, e cila për pasojë është përfshirë nga zjarri. Policia thotë se lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkaq, ndaj qytetarëve janë shqiptuar 1 mijë e 245 gjoba që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Tags: aksidente trafikupersona të lënduarPolicia e Kosoves
ShareTweet

Postime të ngjashme

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në Bruksel

Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në Bruksel

Mehmeti: Rama keqpërdori ftesën e Trump për Bordin e Paqes dhe manipuloi popullin

Mehmeti: Rama keqpërdori ftesën e Trump për Bordin e Paqes dhe manipuloi popullin

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Bayerni fiton, Atalanta pëson në shtëpi

Bayerni fiton, Atalanta pëson në shtëpi

Emisioni “Info Nata” 21.01.2026

Emisioni “Info Nata” 21.01.2026

Chelsea, Liverpooli e Newcastle triumfojnë në Champions

Chelsea, Liverpooli e Newcastle triumfojnë në Champions

Barcelona mposht Slavian në Pragë

Barcelona mposht Slavian në Pragë

Juventusi fiton ndaj Benficas, Zhegrova në stol

Juventusi fiton ndaj Benficas, Zhegrova në stol

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën