Dy persona janë arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht një mashkull tjetër dhe ia kanë grabitur telefonin, raporton teve1.info
Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 mbrëmjen e së martës, ku dy persona janë dërguar në mbajtje kurse i treti nuk është identifikuar ende.
“Rr. Xhorxh Bush- Prishtinë 21.12.2023-20:20. Me 26.12.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkë veprim me një person tjetër i cili nuk është identifikuar, duke e sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i kanë grabit telefonin mobile. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.