I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkan, Gabriel Escobar, kanë arritur në objektin e Qeverisë së Kosovës, ku do të takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, raporton teve1.info.
Para tyre ka arritur kryeministri i vendit Albin Kurti.
Në këtë takim do të diskutohet për gjendjen aktuale në veri të vendit pas situatës së tensionuar atje./teve1.info./