TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hibrid: Për veriun keqinformuan 58% e medieve në gjuhën shqipe, 39% e atyre serbe

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Hibrid: Për veriun keqinformuan 58% e medieve në gjuhën shqipe, 39% e atyre serbe

Të martën në Prishtinë Hibrid.info, anëtare e Rrjetit Ndërkombëtar të Kontrolluesve të Fakteve “International Fact Checking Network” (IFCN) dhe i mbështetur nga “National Endowment for Democracy” (NED), ka publikuar raportin “Prapa Ekraneve: Raport vjetor për gjendjen e çrregullimit informativ”.

Në raport theksohet se veriu i Kosovës me 10% ka qenë tema kryesore mbi të cilën janë krijuar dhe shpërndarë keqinformata nga medie të ndryshme.

Nëse veriut i shtohet edhe tema e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë 4%, atëherë të dyja këto bashkë përbëjnë 14% të publikimeve gjatë këtyre gjashtë muajve.

Në pikëpamje statistikore, 58% keqinformimeve për veriun janë krijuar e shpërndarë nga publikuesit në gjuhën shqipe dhe 39% nga mediat në gjuhën serbe.

Shkëlzen Osmani nga hibrid.info, tha se monitorimi gjatë këtij gjashtëmujori tregon se temat politike kanë mbizotëruar duke qenë fusha më e trajtuar nga mediet në gjuhën shqipe 60% e serbe 37%, të cilët kanë krijuar dhe shpërndarë përmbajtje keqinformuese për zhvillimet politike në Kosovë.

Ai ka sqaruar se dinamika e ngjarjeve në veri të Kosovës ka dominuar në artikujt e publikuesve në gjuhën shqipe me 58% dhe serbe 39%.“Veriu i Kosovës shfrytëzohet dukshëm nga mediat ne gjuhën serbë (krahas atyre në gjuhën shqipe) sa i përket përmbajtjeve keqinformuese për Kosovën”.

Sipas tij, çështjet sociale janë tema dytë më e trajtuar kryesisht nga publikuesit në gjuhën shqipe. Ai ka sqaruar se vërehet tendenca e publikuesve në gjuhën shqipe për të krijuar më shumë përmbajtje të vlerësuara si “lajm i rremë”, “mashtrim’ dhe “gabim” ku trajtohen përmbajtje sociale, kronika dhe politika.

Ndërsa, mediat në gjuhën serbe kryesisht kanë publikuar “dezinformata”, “teori konspirative”, “manipulim të fakteve” dhe “përmbajtje të paverifikuar” të artikujve për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë.

“Në këtë periudhë kane mbizotëruar publikimet ne fushën politike me 25% dhe pas tyre renditen përmbajtjet në fushën sociale me 21%, ku dallimi mes tyre është prej 4%. Publikimet shtrembëruese me tematikë politike, të shpërndara nga mediat në gjuhën shqipe dhe serbe, kanë trajtuar më së shumti marrëdhëniet Kosovë- Serbi, veriun e Kosovës, komunat me shumicë serbe në Kosovë, pretendimet e pabaza të mediave serbe. se komuniteti serb në Kosovë është nën kërcënime të institucioneve të Kosovës, se po përgatit plan për dëbim të serbëve nga veriu i Kosovës etj. Gjetjet e monitorimit tregojnë se në muajin qershor 2023 asnjëra prej këtyre dy kategorive nuk ishte në vendin e parë, për shkak se lajmet e rreme ishin në vendin e parë 24%, dezinformatat në të dytin 19%, pasuar nga përmbajtjet e paverifikuara me 15%. Përmbajtjet keqinformuese që kanë marrë vlerësime të tjera në ketë gjashtëmujor përfshijnë kategorinë “Lajm i rremë” 13%, “Mashtrim” 12%, “Përmbajtje e paverifikuar 10% dhe kategori të tjera”, thuhet në raport.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Partitë e tjera po bëjnë premtime ekonomike pa mbulesë

Kurti: Partitë e tjera po bëjnë premtime ekonomike pa mbulesë

​Hamza premton fond për të papunët, rritje 50 për qind të pagave e pensioneve

​Hamza premton fond për të papunët, rritje 50 për qind të pagave e pensioneve

Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Kujtesa në Fotografi: Xhamitë e shkatërruara në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë

Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Kujtesa në Fotografi: Xhamitë e shkatërruara në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë

Aktakuzë ndaj Ramadan Morinës, dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë

Zelenskyy: Prodhimi i dronëve në rrezik pa marrëveshjen e aseteve të ngrira ruse

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton buxhetin 2026 pa praninë e Erion Veliajt

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton buxhetin 2026 pa praninë e Erion Veliajt

Gazetari nga Shqipëria: Kaosi në Kuvend, i parashikuar dhe i koordinuar nga dy partitë

Gazetari nga Shqipëria: Kaosi në Kuvend, i parashikuar dhe i koordinuar nga dy partitë

Fermerët bllokojnë rrugët në Bruksel për shkak të marrëveshjes kontroverse me Amerikën e Jugut

Fermerët bllokojnë rrugët në Bruksel për shkak të marrëveshjes kontroverse me Amerikën e Jugut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën