TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Krasniqi pas takimit me Osmanin: Interesi i PDK-së është vetëm një, ai nacional

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Krasniqi pas takimit me Osmanin: Interesi i PDK-së është vetëm një, ai nacional

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se i ka ofruar presidentes së vendit mbështetje morale e politike pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit, raporton teve1.info

Krasniqi këto deklarime i bëri pas takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti.

Krasniqi tha se nga e para e shtetit u informua rreth situatës së sigurisë dhe sulmit terrorist të ndodhur 3 ditë më parë në Banjskë të Zveçanit.

Krasniqi tha se i ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjitha institucionet e sigurisë e në radhë të parë Policinë e Kosovës e cila sipas Krasniqit nuk ka reshtur tash e 24 vjet duke e bërë krenar shtetin e Kosovës, derisa shtoi se shembulli më i mirë i kësaj është heroi i fundit, Afrim Bunjaku.

“Nuk ka asnjë dyshim që shteti serb është përfshirë në sulmin terrorist kundër Kosovës. Edhe për faktin që tashmë është konfirmuar pjesëmarrja dhe drejtimi i sulmit nga Milan Radojiqiqi, edhe për numrin e madh të armatimit të sofistikuar, edhe për faktin që po mirëpriten dhe thuren lavde heronjve dhe terroristëve që e sulmuan shtetin tonë e po ashtu që kanë shpallur ditë zie për këta terroristë”, tha Krasniqi.

Ai tha se në situata të tilla, interesi i PDK-së është vetëm një, ai nacional.

“Në situata të tilla kur është cenu sovraniteti i vendit tonë, integriteti i Kosovës, shtetësia e vendit për të cilën është sakrifiku kaq shumë, gjeneratë pas gjenerate, në momente si kjo për PDK është vetëm një interes mbi të gjitha, interesi nacional. Dhe kjo është arsyeja që siç e kemi shpreh do të japim mbështetje të plotë jo vetëm morale por edhe politike e çfarëdo qoftë për institucionet e vendit tonë që janë në linjën e parë të mbrojtjes në shtetin tonë të përbashkët”, u shpreh Krasniqi.

Ai i bëri thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të rris presionin kundër Serbisë, shtetit që siç tha Krasniqi tash zyrtarisht dihet që ka qenë sponsorizues i këtij krimi e terrori kundër qytetarëve të Kosovës.

Krasniqi po ashtu bëri thirrje që terroristët të dorëzohen në Kosovë, të gjykohen e dënohen sipas ligjeve në fuqi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gojnovci: S’ka sinjale se do të ketë marrëveshje për presidentin

Gojnovci: S’ka sinjale se do të ketë marrëveshje për presidentin

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Qeveria mblidhet të premten, në shqyrtim masat e përkohshme të produkteve themelore

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

“InfoNata” 02.04.2026

“InfoNata” 02.04.2026

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Goditet me dron objekti mbështetës diplomatik i SHBA-së në aeroportin e Bagdadit

Goditet me dron objekti mbështetës diplomatik i SHBA-së në aeroportin e Bagdadit

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet edhe një i dyshuar për rastin e tjetërsimit të një prone në vlerë 3 milionë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën