Erdhi në aeroport për të udhëtuar për herë të parë në Gjermani. Por në moment të fundit ndërroi mendje.
Qemajl Misini u shpreh se më mirë se në Kosovë nuk është në asnjë vend tjetër.
E të njëjtin mendim e ka edhe Naim Behlulaj.
Unë besoj që prapë do të kthehen në vendlindje në vendin ku kanë jetu deri më tani sepse nuk ka vend ma të mirë se Kosova, kështu që ju bëjë apel që gjithë rinia të dalin të vizitojnë vendet e ndryshme ti shohin dhe të kthehen prapë të vazhdojnë jetën dhe punën në vendlindjen e tyre në Kosovë”, thotë ai
Edhe pse si proces shumë të vonuar, udhëtimin pa viza që nga 1 janari po e shohin si një mundësi të mirë për gjithë qytetarët e vendit.
“Mirë është por pak me vonesë është kjo sepse kanë hjek qytetarët sidomos na shqiptarët e Kosovës është dashtë qysh moti mu bo ky liberalizim i vizave”.
Ndërsa, Gëzim Gjanaj nga Tirana, shprehet i lumtur që kosovarëve u është hequr regjimi i vizave
“Mu bo shumë qejfi sepse jo vetëm që i shërben Kosovës për t’u ekonomizuar më shumë për tu fuqizuar nga ana ekonomike dhe për cdo gjë, është gjë shumë e mirë për gjithë popullin jo vetëm të Kosovës por edhe Shqipërisë, Maqedonisë, kudo që jetojnë shqiptarët”, thotë ai.
Ndërsa zëdhënësja e Aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë, Valentina Gara tha për televizionin se gjatë këtyre ditëve kanë udhëtuar rreth 31 mijë udhëtarë.
Kronika e realizuar nga gazetarja Rinesa Osmanaj