TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

30 palestinezë të vdekur në Gazë, sulm ndaj një autobusi izraelit në Bregun Perëndimor

by teve1
2 vjet ago
0
A A
30 palestinezë të vdekur në Gazë, sulm ndaj një autobusi izraelit në Bregun Perëndimor

Sulmet izraelite në Gazë shkaktuan sot vdekjen e 30 palestinezëve, sipas zyrtarëve te shëndetësisë, ndërsa një autobus pranë një vendbanimi izraelit në Bregun Perëndimor u sulmua me armë zjarri nga një person, duke shkaktuar plagosjen e të paktën tetë udhëtarëve.

Me armëpushimin që hyri në ditën e tretë ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, mijëra të zhvendosur në Liban dhe Izrael inspektuan vendbanimet e tyre të dëmtuara në dy anët e kufirit.

Zyrtarët izraelitë paralajmëruan se do të veprojnë në rast të shkeljes së marrëveshjes nga grupi militant.

Palestinezët kërkuan familjarët e tyre nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruar në Nuseirat, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës të premten pas një operacioni ushtarak izraelit në këtë zonë.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë, sulmet gjatë natës në këtë kamp dhe në pjesë të ndryshme të Gazës shkaktuan vdekjen e të paktën 30 palestinezëve.

Krahas vazhdimit të operacioneve ushtarake, të zhvendosurit në Gazë po kërcënohen edhe nga uria. Sipas punonjësve të ndihmave, sasia e ndihmave që Izraeli po lejon të futen në Gazë tashmë ka arritur në nivelin më të ulët që nga fillimi i luftës 14 mujore në këtë territor, duke përshkallëzuar gjendjen humanitare.

Shumica e palestinezëve mbështeten tek furrat e bukës dhe kuzhinat bamirëse, që janë të mbipopulluara, për të siguruar një racion ushqimi në ditë.

Në Bregun Perëndimor, një i armatosur qëlloi një autobus izraelit të premten, duke plagosur tetë persona.

Sipas ushtrisë izraelite, sulmuesi, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, sulmoi autobusin në afërsi të një vendbanimi të kolonëve izraelitë para se të vritej nga ushtria izraelite.

Tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Në Liban dhe Izrael, mijëra të zhvendosur nga konflikti po kthehen në vendbanimet e tyre për të inspektuar shtëpitë dhe bizneset këtë javë pas shpalljes së armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani të mërkurën.

Konflikti zhvendosi rreth 1.2 milionë persona nga Libani dhe mbi 60,000 nga pjesa veriore e Izraelit.

Në fshatin Baalbek në Liban, Hamza Al Outa gjeti shtëpinë e tij të shndërruar në rrënoja.

“Këto ndërtesa mund të rindërtohen, nuk janë të rëndësishme. Por të dashurit tanë, miqtë, fqinjët, populli, atdheu ynë janë shkatërruar. Përse? Cila ishte aryseja? A nuk mund të jetojmë të sigurt? Jo”, tha ai.

Në Metula, në pjesën veriore të Izraelit, banorët thanë se shumica e tyre po vizitonin shtëpitë por se nuk do të kthehen derisa të ekzistojë kërcënimi i sigurisë.

“Nuk do të kthehem në shtëpi derisa të mos ndihem plotësisht e sigurt, me një ndjenjë siguri dhe qetësie, jo me frikë dhe ankth se na presin më shumë trazira. Kjo marrëveshje armëpushimi nuk më duket shumë e sigurt, por shpresoj për më mirë”, tha e zhvendosura izraelite Linoy Dankenter.

Në një intervistë për televizionin izraelit Kanal 14 të enjten, Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se e kishte urdhëruar ushtrinë që të jetë në gjendje gatishmërie “për një luftë intensive” në rast të shkeljes së marrëveshjes nga Hezbollahu.

“Dje i vramë pesë pjesëtarë të Hezbollahut, i kapëm katër, sot sulmuam edhe të tjerë. Askush nuk do të na mashtrojë, jemi duke e zbatuar (marrëveshjen) plotësisht, por nëse situata e kërkon, e kam urdhëruar ushtrinë që të jetë në gjendje gatishmërie për një luftë intensive në rast të shkeljes së armëpushimit”, deklaroi ai.

Izraeli të enjten ndërmori një sulm ajror në pjesën jugore të Libanit ndaj një depo raketash të Hezbollahut, duke e cilësuar si shkelje të marrëveshjes nga grupi militant.

Por përkundër sulmeve sporadike, shenja më e qartë e armëpushimit ishte rënie e nivelit të sulmeve të përgjithshme në Liban që nga fillimi i konfliktit, i cili filloi dhe u zhvillua paralelisht me luftën në Gazë, të shkaktuar nga sulmi i Hamasit ndaj vendbanimeve izraelite në tetor të vitit të kaluar./VOA

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bordi i Paqes i kërkon Izraelit të lejojë ndihmat humanitare në Gazë, pas përmbytjeve nga shiu

Bordi i Paqes i kërkon Izraelit të lejojë ndihmat humanitare në Gazë, pas përmbytjeve nga shiu

Hegseth e quan nismën për shkarkimin e tij “spektakël politik”

Hegseth e quan nismën për shkarkimin e tij “spektakël politik”

Rubio i quan bisedimet trepalëshe në Abu Dhabi “shumë produktive”

Rubio i quan bisedimet trepalëshe në Abu Dhabi “shumë produktive”

Serbia nis hetimet ndaj zyrtarëve të ish-pushtetit, por a do të hapen edhe dosjet e Banjskës dhe të Radoiçiqit?

Serbia nis hetimet ndaj zyrtarëve të ish-pushtetit, por a do të hapen edhe dosjet e Banjskës dhe të Radoiçiqit?

Ndërpriten punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj, Inspektorati konstaton parregullsi

Ndërpriten punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj, Inspektorati konstaton parregullsi

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që mori pjesë në grupin e organizuar kriminal

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

​Projektbuxheti për vitin 2027 nis nesër shqyrtimin në parim në Komisionin për Buxhet

​Projektbuxheti për vitin 2027 nis nesër shqyrtimin në parim në Komisionin për Buxhet

Bordi i Paqes i kërkon Izraelit të lejojë ndihmat humanitare në Gazë, pas përmbytjeve nga shiu

Bordi i Paqes i kërkon Izraelit të lejojë ndihmat humanitare në Gazë, pas përmbytjeve nga shiu

Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente

BE: TikTok rrezikon shëndetin mendor të përdoruesve

Shiroka Pula takohet me ambasadoren e Zvicrës, diskutojnë për bashkëpunimin dypalësh

Shiroka Pula takohet me ambasadoren e Zvicrës, diskutojnë për bashkëpunimin dypalësh

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Kuvendi mban nesër seancë të jashtëzakonshme, do të diskutohet për Raportin e Progresit për vitin 2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën