Gjykata Themelore në Pejë, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit L.K., i dyshuar për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.
Sipas komunikatës për media të publikuar më 7 prill 2026, gjyqtari i procedurës paraprake Armend Lokaj ka shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale nga neni 267 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore më 07.04.2026, gjykata ka vendosur që L.K. t’i caktohet paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, duke filluar nga data e arrestimit më 05.04.2026 në ora 17:04, deri më 05.05.2026 në ora 17:04.
Sipas njoftimit, paraburgimi është caktuar në bazë të dispozitave përkatëse të Kodit të Procedurës Penale.
Palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve, përmes Gjykatës Themelore në Pejë, në Gjykatën e Apelit në Prishtinë.








