TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

3 vjet nga kthimi i Dragica Gashiqit – serbja e parë që u kthye në Gjakovë

Në vitin 2021, kthimi i Dragica Gashiq për jetuar në Gjakovë ngjalli reagime të shumta të organizatave joqeveritare në këtë qytet. Por, tri vjet pas kësaj ngjarje, Gashiq po jeton sikurse të gjithë qytetarët e Gjakovës. Ndërsa fqinjët e saj thonë se pavarësisht se janë të shqetësuar me kthimin e saj në banesën që sipas tyre nuk i takon, deri më tani nuk ka pasur rast kur dikush ta ketë ofenduar të moshuarën serbe. Të njëjtën gjë e thonë edhe nga Policia e Kosovës.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
3 vjet nga kthimi i Dragica Gashiqit – serbja e parë që u kthye në Gjakovë

Ishte lagjia më e përfolur e vitit 2021.

Kjo pasi në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë, një grua e komunitetit serb u kthye për të jetuar.

E kjo gjë nxiti reagime të ashpra tek organizatat joqeveritare në këtë qytet.

Kjo ndodhi pasi në luftën e fundit në Kosovë, forcat serbe i vranë më të dashurit e tyre.

E kur kanë kaluar tri vjet nga kjo ngjarje, Dragica Gashiq, po jeton e pa shqetësuar  në Gjakovë.

Ajo nuk ishte prezente në banesë, në ditën që Tëvë1 e vizitoi.

Por, fqinjët e saj thonë se pavarësisht që nuk u pajtuan me kthimin e Gashiqit, asnjëherë nuk panë ndonjë rast kur dikush ta ketë ofenduar.

“Që u ardh këtu, kurrgjë nuk na bën neve, vetëm ishalla kurrkush nuk e nguc e nuk e prek sepse nuk bën. Kjo u ardhur vetëm për problem, me marr banesën me shit, me shkuar në vend të vetin. E ngjoh prej para luftës, pastruese ka qenë në SUP të Serbisë”, ka thënë një qytetare.

Fqinjët e Gashiq, të cilët preferuan të mbesin anonim, thonë se e moshuara serbe vjen rrallë në këtë banesë.

“Asnjëherë nuk e kam dëgjuar dikë duke e ofenduar atë apo duke u marrë më të. Nuk është në traditën e popullit shqiptar të sulmohen të moshuarit. Gjithmonë synimi i popullit tonë ka qenë të lirohemi nga barra e okupimit. Banorët që janë të përgjegjshëm, Kosova i mirëpret si shtet multietnik, por tek ky rast, jam i zhgenyer të organet ligjzbatuese”, ka thënë një fqinjë tjëtër i saj.

Banorët e kësaj ndërtese, thonë se nuk pajtohen me mënyrën se si kjo banesë në vitin 1997 iu dha gruas nga komuniteti serb.

“Jam shumë i bindur që nuk është pronare e ligjshme e kësaj banese, për shkak se ka punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, dhe evidencat kadastrale janë bartur të okupatori, kështu që nuk i besojmë dokumentacionit që e ka ofruar”.

E nga stacioni policor në Gjakovë, thonë se Dragica Gashiq, jeton lirshëm në këtë qytet sikurse çdo qytetar tjetër i Kosovës.

Të vetmet raste që u lajmëruan janë në ditët e para kur Gashiq u kthye për të jetuar në Gjakovë.

“Një rast, disa qytetarë në formë proteste kanë vendosur disa pamflete me të zhdukurit gjatë luftës së fundit në Kosovë, vitet 1999. Është kontaktuar prokurori i shtetit për këtë rast dhe është iniciuar për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit. 1:45 Në rastin tjetër, edhe pse kemi qenë shumë të shqetësuar, ka pasur të bëj me një rast të vjedhjes dhe nuk ka qenë e motivuar etnikisht”, ka deklaruar Sheremet Elezaj, zëdhënës në stacionin policor në Gjakovë

Dragica Gashiq në vitin 2021 u bë pjesëtarja e parë e komunitetit serb që u kthye për të jetuar në Gjakovë, pas përfundimit të luftës në vitin 1999.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Demiri takon Huckabee: Populli i Kosovës, mirënjohës për mbështetjen e Amerikës

Demiri takon Huckabee: Populli i Kosovës, mirënjohës për mbështetjen e Amerikës

 Pozhari: VV-në më parë e shoh në koalicion me PDK-në sesa me Haradinajn

 Pozhari: VV-në më parë e shoh në koalicion me PDK-në sesa me Haradinajn

OSBE kërkon nga Kuvendi i Kosovës të zgjedhë sa më parë anëtarët e rinj e Bordit të RTK-së

OSBE: Zgjedhjet lokale në Kosovë, të gatshme dhe të sigurta

Kosova barazon me Slloveninë, mbetet në vendin e dytë

Kosova barazon me Slloveninë, mbetet në vendin e dytë

Shpërthim vdekjeprurës në një fabrikë të eksplozivëve në ShBA

Tëvë1 siguron pamje të dronëve të dyshuar serbë mbi Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut

Tëvë1 siguron pamje të dronëve të dyshuar serbë mbi Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut

Zeqaj: Pas zgjedhjeve lokale, Kuvendi i Kosovës do të shpërbëhet

Zeqaj: Pas zgjedhjeve lokale, Kuvendi i Kosovës do të shpërbëhet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën