TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

3 vjet e mbajti në sirtar një vendim dhe nuk ua dërgoi kopjen palëve, KGJK ia ul pagën për 4 muaj gjyqtares

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
KGJK ua ul 30% pagat për 4 muaj dy gjyqtareve që u takuan me Vuçiqin

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka marrë vendim për zvogëlimin e përkohshëm të pagës për 40% për katër muaj ndaj Afijete Sada-Gllogjani, gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Civile në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Kjo pasi gjyqtarja Sada Gllogjani është gjetur përgjegjës se  për tri vite me radhë e kishte mbajtur në sirtar një vendim të Gjykatës së Apelit duke mos dërguar një kopje te pala paditëse përkundër obligimit ligjor.

Sipas vendimit të KGJK-së, të nxjerrë më 9 shkurt 2023, thuhet se vendimi në fjalë ka qenë një aktvendim i Gjykatës së Apelit i cili sipas dispozitave të Ligjit për Procedurën Kontestimore është dashur që kopja e aktvendimet të iu dërgohet palëve ndërgjygjëse.

KGJK gjatë kësaj kohe kishte pranuar edhe dy kërkesa për fillim të hetimeve nga Autoriteti Kompetent, lidhur me vonesat për dorëzimin e aktgjykimeve, e për të cilat pretendime KGJK kishte gjetur se ka pasur shkelje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Këshilli ka konstatuar se qëndron pretendimi i Autoritetit Kompetent për zvarritje të dorëzimit të aktgjykimit të palët për lëndën civile C.nr…./ 12, në të cilën shqyrtimi kryesor kishte përfunduar me 3 maj 2018, ndërsa aktgjykimi te palët është dorëzuar me datë 14 shkurt 2022. Po ashtu, për lëndën C.nr…./18, në bazë të provave është konstatuar se seanca e fundit ishte mbajtur me 12 janar 2021, ndërsa aktgjykimi për këtë çështje ishte përpiluar me 18 nëntor 2022. Në këtë drejtim, KGJK-ja ka konstatuar se edhe për lenden C.nr…/21, fjala përfundimtare për caktimin e masës se përkohshme është dhënë me datë 13 dhjetor 2021, ndërsa vendimi për këtë çështje ende nuk është përpiluar”, thuhet në arsyetimin e këtij vendimi.

Lidhur me shqiptimin e sanksionit disiplinor, në vendimin e KGJK-së thuhet se zvogëlimi i pagës ka qenë në përputhje shkeljen e vërtetuar.

“Këshilli i shqyrtoj të gjitha rrethanat për shkeljen disiplinore të përfshirë nga ana e gjyqtares Afijete Sada Gllogjani dhe në përputhje me ligjin Ligjin Nr.06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtareve dhe Prokuroreve ka vlerësuar se masa adekuate është sanksionimi, vërejtje publike me shkrim dhe zvogëlim i përkohshëm i pagës për 40% për katër (4) muaj, për shkak se shkelja është kryer në vazhdim”, thuhet në arsyetimin e këtij vendimi.

Tutje, sipas arsyetimit të këtij vendimi thuhet se  meqenëse gjyqtarja Sada Gllogjani pensionohet me 21 korrik 2023, është  pamundësuar shqyrtimi dhe vendosja e masave tjera, siç do të ishte masa e transferimit të përkohshëm apo të përhershëm në një gjykatë tjetër të nivelit me të ultë.

Sipas vendimit, masa e zvogëlimit të pagës në 40% për 4 muaj të ardhshëm ndërlidhet me periudhën në të cilën gjyqtarja do të jetë në funksionin e gjyqtares.

Paraprakisht, Këshilli kishte refuzuar marrëveshjen vullnetare për pranimin e fajësisë të arritur mes subjektit të hetimit, për shkak se sipas KGJK-së sanksioni disiplinor nuk ishte në proporcion me shkeljen e vërtetuar.

Tags: KGJKPagaSada Gllogjani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Auto Draft

Sylë Hasani nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Auto Draft

“Ishte duke pjekur bukë, brenda e kanë vrarë”, rrëfimi i Mihane Morinës për vajzën e vrarë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën