TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Spahiu: Kosova rrezikon shumë nëse humbet shansi tani për anëtarësim në KiE

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Spahiu: Kosova rrezikon shumë nëse humbet shansi tani për anëtarësim në KiE

Ministrat e Punëve të Jashtme të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës do të mbajnë sesionin e tyre vjetor më 17 maj 2024, në kuadër të 75-vjetorit të Organizatës. E sipas raportimeve në media thuhet se Kosova nuk do të jetë pjesë e agjendës në diskutimet e radhës.

E  profesori universitar Nexhmedin Spahiu tha se në qoftë se kjo do të ndodhë atëherë sipas tij, Kosova do të rrezikonte shumë po të humbiste këtë shansë.

Madje sipas tij, ky vendim do të vinte si pasojë e presionit të nga shtetet e fuqishme për themelimin e Asociacionit.

“Nëse nuk është vendosur në rend të ditës kjo do me thënë që shtetet e fuqishme kanë ndiku që të mos vendoset në rend të ditës. Se a vendoset ajo në rend dite nuk vendos as Maqedonia as Shqipëria as Sllovenia, do me thënë de facto se de jure do me thënë rendi i ditës bëhet dhe propozohet nga gjithë ata që janë, por dihet aty kush ka fjalën kryesore. Edhe nëse kjo nuk ka ndodhur do të thotë duhet të ketë pasur një arsye,  e arsye mund të jetë kjo që presioni ndaj Kosovës që të ecë me Asociacionin me procedu në Gjykatën Kushtetuese edhe si gjest i vullnetit të mirë, se Kosova po shkon drejtë realizimit të marrëveshjes dhe si një hap qo i jep mundësinë Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera me i bë presion më të madh Beogradit”, tha Spahiu në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Më tej, shtoi se Kosova rrezikon të humbë shumë për arsye se mbledhje të Këshillit në KiE mund të mos ketë deri pas një viti, e që sipas tij, deri atëherë mund të ndryshonte shumëçka.

“Tash mbetet të shihet do me thënë kur është mbledhja e ardhshme por nëse mbledhje të ardhme ka tek mbas një viti për këtë, atëherë Kosova rrezikon shumë në rast se mbetet pas një viti, sepse pas një viti mundet me hy shumë ujë nën urë. Pra mund të ndryshojnë shumë gjërat, kjo mund të ndryshojë pas një viti nëse humbet kjo shansë tani”, shtoi Spahiu.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti, tha të hënën se procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, nuk duhet të përzihet me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

Sipas tij, nëse përzihen, dëm do t’i shkaktohej edhe dialogut për normalizimin e marrëdhënieve që zhvillohet në Bruksel, edhe Këshillit të Evropës./teve1.info./

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia deklarohet për sulmin fizik në një shkollë në Prishtinë

Policia deklarohet për sulmin fizik në një shkollë në Prishtinë

Policia sekuestron marihuanë në vlerë 35 mijë euro

Policia sekuestron marihuanë në vlerë 35 mijë euro

Haradinaj: Specialja, organizatë ekonomike e kriminale

Haradinaj: Specialja, organizatë ekonomike e kriminale

KRU “Mitrovica” paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona

Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në gjashtë fshatra të Gjakovës

Policia deklarohet për sulmin fizik në një shkollë në Prishtinë

Policia deklarohet për sulmin fizik në një shkollë në Prishtinë

Nga Nerova te jurisprudenca: Denion Meidani dhe prova e diplomacisë aktive

Nga Nerova te jurisprudenca: Denion Meidani dhe prova e diplomacisë aktive

Chiesa largohet nga Liverpooli

Chiesa largohet nga Liverpooli

Policia sekuestron marihuanë në vlerë 35 mijë euro

Policia sekuestron marihuanë në vlerë 35 mijë euro

Pullian i Rahovecit shpallet “MVP”

Pullian i Rahovecit shpallet “MVP”

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Haradinaj: Specialja, organizatë ekonomike e kriminale

Haradinaj: Specialja, organizatë ekonomike e kriminale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën