TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Koci: Deklarata e Macronit për Kosovën manifestoi përçarjen brenda BE-së

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Koci: Deklarata e Macronit për Kosovën manifestoi përçarjen brenda BE-së

Njohësi i çështjeve politike, Melazim Koci ka deklaruar se problem kryesor i Bashkimit Evropian në qasjen e tyre ndaj dialogut Kosovë – Serbi, është përqarja e tyre e brendshme.

Kjo sipas Kocit u shpërfaq edhe gjatë Procesit të Berlinit që u mbajtë në Tiranë, ku sipas tij, qëndrimet e kancelarit Olaf Scholz dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron kundrejtë Kosovës ishin krejtësisht të kundërta.

“Problemi kryesorë në Bashkimin Evropian, në qasjen e tyre ndaj dialogut është përqarja e tyre brenda. Ata kanë përçarje të madhe brenda vet Gjermanisë dhe Francës supozoj. Ne pamë në Tiranë, ata janë sponsorizues, janë hartues të asaj marrëveshje, por ne, dje dhe pardje pamë diqka tjetër. Pamë reagim të qëlluar, të goditur të kancelarit Scholz i cili dënoi në termat më të ashpër agresionin e Serbisë, po nuk e pamë një gjë të tillë nga presidenti Macron, ai foli diçka krejtë tjetër. Nuk ishte problem vetëm i vizave, ai e di shumë mirë që vizat nuk mund të anulohen, suspendohen ishte një kërcënim për Kosovën, por ai manifestoi edhe diqka tjetër, e manifestoi publikisht përçarjen që ekziston brenda Bashkimit Evropian në raport me Kosovën”, deklaroi Koci në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

“Kush në çfarë pozicione është nuk e di, por ishte evidente që qëndrimi i tij nuk ishte identik me atë të kancelarit  gjerman, por ishte edhe kundërshtim. Scholz nuk e lëshoi asnjë kërcënim, përkundrazi e kërcënoi Serbinë, kurse Macron jo vetëm që përmendi vizat si presion por në kërkesat drejtuar Serbisë ishte jo i butë, por ishte shumë.. kërkesa të quditshme ishin”, shtoi ai.

Ndryshe, presidenti i Francës, Emanuel Macron, gjatë konferencës së djeshme në Tiranë dha një kërcënim për pezullim të liberalizimit të vizave për Kosovën, nëse nuk respektohet marrëveshja.

Ai ka thënë se kjo është bërë për shkak të mos mbajtjes së fjalës për respektim të marrëveshjes dhe depërshkallëzim të situatës në veri.

“Dua ta them një gjë me shumë qartësi. Ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato [vizat] janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet. Pres një angazhim real nga këto dy autoritete [Kosova dhe Serbia] që të ecin përpara në javët e ardhshme. Ky është vetë kushti për paqe në gjithë rajonin”, deklaroi Macron.

Kurse kancelari gjerman, Olaf Scholz gjatë konferencës në Tiranë tha se të gjitha aktivitetet e dhunshme në veri të Kosovës i dënon si BE dhe si Gjermani.

“E dënojmë vërtetë sulmin ndaj policëve dhe të gjitha aktivitetet që i pamë në Kosovë, duke sulmuar institucionet dhe njerëzit. Janë gjëra që s’do t’i pranojmë, dhe është e qartë që BE-ja, shtetet anëtare dhe Gjermania, janë të qartë në këtë pikë. Kemi kërkuar për hetim shumë intensiv dhe presim pjesëmarrje të të gjithëve në këtë dhe të mbështesin këtë hetim që është duke u bërë nga institucionet e Kosovës. Është qenësore që autoritetet serbe të bashkëpunojnë me Kosovën në këtë pikë, që mendoj se është shumë mirë nëse kjo do të ndodhte”, deklaroi kancelari Olaf Scholz.

Kjo është hera e parë që një takim i procesit të Berlinit u organizua jashtë kufijve të BE-së.

Në këtë takim u nënshkrua marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit bën thirrje për masa urgjente kundër zjarreve në deponitë urbane

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit bën thirrje për masa urgjente kundër zjarreve në deponitë urbane

Sonte ndizen qirinj për 27-vjeçarin në Lipjan, thirrje për drejtësi dhe reflektim institucional

Sonte ndizen qirinj për 27-vjeçarin në Lipjan, thirrje për drejtësi dhe reflektim institucional

Vajzat e mitura largohen nga banesa, prindërit raportojnë zhdukjen në Fushë Kosovë

Vajzat e mitura largohen nga banesa, prindërit raportojnë zhdukjen në Fushë Kosovë

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Peja 03 për herë të parë në FIBA EuroCup Women

Peja 03 për herë të parë në FIBA EuroCup Women

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit bën thirrje për masa urgjente kundër zjarreve në deponitë urbane

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit bën thirrje për masa urgjente kundër zjarreve në deponitë urbane

Leo Messi tejkalon Pelen, një tjetër dygolësh, i katërti radhazi

Leo Messi tejkalon Pelen, një tjetër dygolësh, i katërti radhazi

Bekim Isufi nxit lojtarët e Malishevës: ”T’i japim 180 minutat më të mira”

Bekim Isufi nxit lojtarët e Malishevës: ”T’i japim 180 minutat më të mira”

Te Prishtina e vlerësojnë lart rivalin, por synojnë të kthehen të pamposhtur

Te Prishtina e vlerësojnë lart rivalin, por synojnë të kthehen të pamposhtur

Sonte ndizen qirinj për 27-vjeçarin në Lipjan, thirrje për drejtësi dhe reflektim institucional

Sonte ndizen qirinj për 27-vjeçarin në Lipjan, thirrje për drejtësi dhe reflektim institucional

Prishtina e Malisheva, nisin sot garat kualifikuese në Evropë

Prishtina e Malisheva, nisin sot garat kualifikuese në Evropë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X