TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gazetarja afgane: U kërcënova nga talebanët, mendova se ishte fundi i jetës sime

30 vjeçarja, Amina Omid është gazetarja afgane që po strehohet në Kosovë. Ajo rrëfen për Tëvë1 momentin kur talebanët hynë në zyrën e saj dhe dëmtuan gjithçka brenda. Omid thotë se Afganistani tani është si një burg dhe se gazetarët janë brenda atij burgu.

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gazetarja afgane: U kërcënova nga talebanët, mendova se ishte fundi i jetës sime

Amina Omid u detyrua të braktis gjithçka në vendin e saj të lindjes si pasojë e gjendjes së rënduar në Afganistan, pas ardhjes në pushtet të talibanëve- në verën e vitit 2021.

Ajo e la profesionin për të cilit investoi vite të tëra studimi dhe tash është strehuar në Kosovë, bashkë me tre gazetarë të tjerë afganë.

Për pesë vjet, Omid punoi si gazetare në tri medie të ndryshme.

Fillimisht punova në Nemhruh media. Në “Nemruh” ne kemi publikuar lajme vetëm për gratë. Hulumtuam, bëmë intervista dhe të gjitha publikimet ishin mbi perspektivën e grave. Së dyti, unë fillova me një medium timin, të cilin tani talebanët e kanë marrë nën kontroll. Në atë gazetë u munduam të flasim për banorët lokalë, jo për ata që jetonin në qytet. Sepse banorët lokal kishin probleme, ndoshta nuk kishin TV dhe ne ua dërgonim gazetat në shtëpitë e tyre që ata të mbesin të informuar për shëndetin, agrikulturën, të drejtat e grave, si ti ndihmojnë fëmijët e tyre dhe gjëra të tjera. Puna ime e fundit ishte me “Block Analyses Network”. Punova me ta për gjenocidin “Hazara”. Ishte pjesë e punës sime. Gjenocidi “Hazara” ose populli hazara u vranë masivisht, 62% e tyre u vranë”,  thotë ajo në një prononcim për Tëvë1.

Të pashmangshme ishin kërcënimet ndaj saj.

Omid rrëfen momentin kur talebanët hynë në zyrën e saj dhe dëmtuan gjithçka brenda.

“Kur ata hynë- njëri prej tyre tha: “Të gjitha gratë le të dalin jashtë në mënyrë që të mund t’i kryejmë hetimet tona”.  Por, papritmas njëri nga ta më shikoi mua dhe më tha: A nuk je ti ajo që i themi të mos shkruajë për Behsutin dhe Kuchin . Sepse unë rregullisht e kisha publikuar në gazetën time një rubrikë për Kuchin. Ata ishin  pjesë e talebanëve që sulmonin njerëzit tanë dhe merrnin shtëpitë dhe tokat e tyre. Unë rregullisht kisha punuar në këtë temë dhe ai personi mbase i kishte përcjellë raportimet e mia,  apo nuk e di se si arriti të më njihte. Por kur ai mi tha ato fjalë unë u shtanga dhe mendova se ndoshta ky është fundi i jetës sime. Kur ata filluan kërkimet në zyrën time, kishte shumë njerëz. Ata morën vulën, licencën e gazetës dhe ma dëmtuan bibliotekën time.  E pashë me sytë e mi atë çka i bënë zyrës time. Ata e bënë atë. Unë i pashë. Ishte e tmerrshme”, tregon ajo.

Tutje, ajo shpreh se sfida e parë për gazetarët në Afganistan është se ata nuk lejohen të thonë diçka, sepse nëse ata flasin do të vriten.

“Të gjitha mediet kontrollohen nga talebanët tani. Talebanët kanë agjentët e tyre dhe ata i detyrojnë gazetarët që të thonë atë që ata donë të thuhet. Jo atë që po ndodh në shoqëri, jo mënyrën si i trajtojnë ata njerëzit, jo sjelljen e tyre. E dyta është se Afganistani tani është sikurse një burg dhe gazetarët janë brenda atij burgu. Me shumë vuajtje dhe probleme. Ata madje nuk e kanë të lejuar të dalin jashtë Afganistanit, sepse në kufij janë agjentët e tyre dhe ata menjëherë të pyesin: Oh ti je gazetar, ku po shkon? Më pas i arrestojnë”, thotë gazetarja afgane/

Gazetarja afgane po strehohet në Kosovë pas vendimit të qeverisë, ku i është siguruar një pagë mujore, sigurim shëndetësor dhe biletë kthimi kur të krijohen rrethanat për t’u kthyer në Afganistan.

Kronika e realizuar nga gazetarja Lendrina Kodrolli

Tags: Gazetarja afganerrefimi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

​Ish-zëdhënësi i NATO-s: Trupat amerikane në KFOR e mbajnë Kosovën në radarin e Shtëpisë së Bardhë

Haradinaj kritikon qeverinë Kurti për ndalimin e Autostradës së Dukagjinit

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

Vuçiq thotë se Serbia do të hetojë vrasjen e policit të Kosovës

Serbia ulë akcizat në produktet e naftës për 40 për qind

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Emisioni “Ditari” 20.03.2026

Emisioni “Ditari” 20.03.2026

​Ish-zëdhënësi i NATO-s: Trupat amerikane në KFOR e mbajnë Kosovën në radarin e Shtëpisë së Bardhë

Haradinaj kritikon qeverinë Kurti për ndalimin e Autostradës së Dukagjinit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën