Kartelën e përcjellësit e mori.
E për çdo ditë që e mban, Avni Beqiri, duhet të paguaj nga tri euro.
Kjo meqë djali i tij, po trajtohen në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK në Prishtinë.
Madje, punë nuk i kreu as vërtetimi i veteranit të luftës.
“Dje isha aty edhe nuk e morën parasysh as vlerat e luftës jam pjesëtarë i UÇK-së as nuk e morën parasysh. Dje mu deshtë me shku me pagu, kur me tha ashtu më erdh shumë rënd diçka. Nuk qëndron puna te tre euro e te parja, por vlerat e luftës shumë kanë fillu me ra poshtë. Me ka ardh shumë rëndë sikur ku me ditë se çfarë”, shprehet ai.
Nga kjo javë, ka filluar zbatimi i Udhëzimit Administrativ për bashkëpagesat.
Ky i detyron personat shoqërues të paguajnë 3 euro për 24 orë qëndrim afër pacientëve.
E të të lartë këtë pagesë e konsiderojnë edhe shoqëruesit e tjerë, që të martën u panë në ambientet e QKUK-së.
“Tre euro shumë janë tepër tmerr çka janë duke bë kështu në këtë Kosovë. Nuk e di kush e ka bërë këtë, por menjëherë duhet me heq këtë, bile me ia ndihmuar atyre që rrinë e kujdese se 24 orë më qëndruar me të sëmurë është problem, plus edhe parkingun po duhet me paguar problem është”, thotë Ylber Selmani – qytetar.
“Asnjë cent, përveç barnave që është dashur përndryshe tjerat gjëra nuk mundem me ia ngarkuar askujt për pagesë apo diçka. Kur nuk ka mundësi stafi shëndetësorë për me bë mbikëqyrjen e pacientit, patjetër me paguar. Po nëse dikush rri prej pacientit i familjes së ngushtë nuk e di pse me i paguar këto kur p.sh ajo rri shpenzimet po janë edhe për të”, thotë Mehmet Gjinovci – një tjetër qytetar.
E të hënën, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, doli me një sqarim në lidhje me këtë çështje.
Nga SHSKUK, thënë se Udhezimi Administrativ është i vitit 2024.
“Është me rëndësi të theksohet se në Udhëzimin Administrativ paraprak tarifa për personin shoqërues ka qenë 5 euro për 24 orë. Me Udhëzimin Administrativ aktual i cili është miratuar në vitin 2024 kjo shumë është ulur në 3 euro, si pjesë e rishikimit të përgjithshëm të politikës së bashkëpagesave, përmes së cilës jo vetëm që është reduktuar kjo tarifë, por njëkohësisht sistemi publik shëndetësor në Kosovë vazhdon të ofrojë shumicën dërrmuese të shërbimeve pa pagesë për qytetarët”, ka thënë nga ShSKUK.
Për këtë çështje, reagoi edhe Shoqata për Të Drejtat e Pacientëve në Kosovë.
Nga kjo shoqatë u bënë thirrje institucioneve që ta largojnë tarifë dhe të shtojnë kapacitetet spitalore.



