TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Von Cramon: Nevojitet transparencë e plotë ndaj pronësisë mediatike dhe financave të mediave

nga Besarta Mehmeti
3 vjet më parë
0
A A
Von Cramon: Ka disa vendime jo të zgjuara nga kjo qeveri

Kështu u shpreh ajo në diskutimin e organizuar nga NDI me temën “Cenueshmëritë e qytetarëve ndaj dezinformimit: Si navigojnë demokracitë në hapësirën informuese në internet?”

Në konferencën për Integritetin e Informacionit, DISICON, po ashtu u tha se dezinformimi dhe keqinformimi janë kërcënim për shoqërinë.

Ambasadori i Tajvanit në Hungari, Shih Chung Liu ka thënë se bota po përballet me tri sfida. Ai shtoi se invazioni i heshtur i Kinës po bën përhapjen e dezinformatave.

“E tërë bota po përballet me tri sfida, konflikti, COVID dhe klima. Kur flas për konfliktin i referohem luftës në Ukrainë dhe konflikteve të mundshme ushtarake në gadishullin e Azisë, posaçërisht luftës hibride nga Rusia dhe Kina. Me COVID i referohem çrregullimit të zinxhirit furnizues global, krizës me energji, inflacionit dhe rënies ekonomike. Me këtë luftë të dezinformatave ka zvogëluar kapacitetin e qeverive dhe shoqërive civile që të adresojnë këto sfida. Me klimë, klima ka të bëjë me ngrohje globale që ka rrezikuar njerëzor në ditët tona”, ka thënë ai.

Ambasadori i Tajvanit tha se Kina po synon fuqizimin e imazhit ndërkombëtar që Tajvani është i Kinës.

“Duhet një përpjekje e bashkërenditur e komunitetit demokratik që bashkërisht të bashkërendojmë sfidat që lidhen me kërcënimet hibride të Kinë dhe Rusisë. Konferenca si kjo bashkërisht mund të na ndihmojnë në rritjen e bashkëpunimit, shkëmbimin e strategjive dhe planeve emergjente dhe një përmbajtje apo kundërshtim ndaj Rusisë dhe Kinës. Dhe e fundit më e rëndësishmja është që duhet të fuqizojmë rëndë reziliencën që gjithashtu ka të bëjë edhe edukimi medial, kontrollimin e fakteve dhe fuqizimin e integritetit”, ka shtuar ambasadori i Tajvanit.

Në diskutimin me temën “Cenueshmëritë e qytetarëve ndaj dezinformimit: Si navigojnë demokracitë në hapësirën informuese në internet?”, raportuesja për Kosovën në PE, Viola Von Cramon ka deklaruar se imazhi i Kosovës tregon që bizneset e politika janë të përfshira në fushatën e dezinformimit.

“Peizazhi i Kosovës tregon që bizneset dhe politika janë të përfshira në fushatat e dezinformimit, si rrjedhojë e humbjes së mekanizmit të protokollove për të luftuar dezinformatat në hapësirat e informacionit, duke lënë qytetarët në një pozitë të cenueshme dhe në vlerësimet e informacione ditore. Na duhet një transparencë e plotë ndaj pronësisë mediatike dhe financave të mediave, por edhe funksionimit e duhur të transmetuesve publik”, ka deklaruar ajo.

Viola Von Cramon ka shtuar se mediat nuk janë transparente për burimet e financimit.

“Ka shumë pare në këtë sektor që po pretendohet si ndikim nga pala e tretë. Porse nuk është fort transparente sa i përket burimit të financimit, nëse ka burime të tjera, kundërshtar të tjerë politik, akterë të tretë. Na duhet më shumë transparencë dhe rregullim, që të sigurohemi që çdo media që është aktive në Kosovë, të zbulojë burimet ashtu që mund të shohim se cili gazetar, transmetues, gazetë paguhet nga kush dhe kush mund të ketë interes në një pozitë të caktuar politike”, ka thënë ajo.

Drejtoresha e NDI në Kosovë, Nancy Soderberg e ka quajtur si kërcënim të shoqërisë, shpërndarjen e dezinformatave në publik.

“Dezinformatat, keqinformimi dhe çrregullimi i informacionit janë kërcënim ndaj shoqërisë tonë në Kosovë. Jemi këtu për të ndarë praktikat më të mira dhe për të luftuar këtë kërcënim të vërtetë. Sot do të dëgjojmë perspektivën e Tajvanit për luftimin e dezinformatave dhe për hulumtimet e tyre për qasjen e tyre… Ndikimi i huaj përbën kërcënim hibrid. Konferenca e sotme do të adresojë zhvillimin e gjeneratave të reja të komunikimit dhe teknologjisë si dhe implikimet e këtyre zhvillimeve në komunikim dhe themelet e demokracisë”, ka thënë ajo.

Konferenca për Integritetin e Informacionit DISICON është dy ditore. Dje dhe sot është diskutuar me temën “Cenueshmëritë e qytetarëve ndaj dezinformimit: Si navigojnë demokracitë në hapësirën informuese në internet?” /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

BE e shqetësuar për vonesat në Kosovë, Plani i Rritjes me afat të kufizuar

BE e shqetësuar për vonesat në Kosovë, Plani i Rritjes me afat të kufizuar

Auto Draft

Nisma nuk heq dorë nga posti i kryeparlamentarit

Auto Draft

Shënohet dështimi i 49 i konstituimit të Kuvendit

Përfundon takimi Kurti – Limaj

Përfundon takimi Kurti – Limaj

BE e shqetësuar për vonesat në Kosovë, Plani i Rritjes me afat të kufizuar

BE e shqetësuar për vonesat në Kosovë, Plani i Rritjes me afat të kufizuar

Auto Draft

Nisma nuk heq dorë nga posti i kryeparlamentarit

Auto Draft

Shënohet dështimi i 49 i konstituimit të Kuvendit

Serbia i shndërron humbjet ushtarake në “festa kombëtare”

Serbia i shndërron humbjet ushtarake në “festa kombëtare”

Përfundon takimi Kurti – Limaj

Përfundon takimi Kurti – Limaj

Julian Shehu bën shou në Poloni, supergol i përfaqësuesit shqiptar

Julian Shehu bën shou në Poloni, supergol i përfaqësuesit shqiptar

E kryer, Barcelona e huazon Rashfordin nga Man Utd

E kryer, Barcelona e huazon Rashfordin nga Man Utd

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X