TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tahiri: Rusia e Serbia kundër pjesëmarrjes së Kosovës në sesionin e OKB-së

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Tahiri për Fondin e Sigurisë: Kërkojmë nga Qeveria transparencë maksimale

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, javën e kaluar, ka qëndruar në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, duke e përfaqësuar Kuvendin e Kosovës, dhe si anëtar i delegacionit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Tahiri ka treguar se kishte hasur në vështirësi, pasi Rusia dhe Serbia e kundërshtonin pjesëmarrjen e Kosovës, si joanëtare e OKB-së.

Si anëtar i Komisionit të Këshillit të Evropës për Barazi, Tahiri tha se është e papranueshme që t’i ndalohet pjesëmarrja në këtë sesion, e të cilin e quajti produktiv për Kosovën.

“Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, respektivisht në New York kam qëndruar në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ka qenë një sesion i përbashkët me Këshillin e Evropës, dhe ndoshta është edhe prezantimi i parë i një anëtari të Asamblesë Parlamentare të një shteti të Evropës në OKB. Kemi pasur shumë probleme me marrë qasjen. Për shkak se na pengonin Rusia e Serbia. Mirëpo unë jam në Komitetin që është për Barazi dhe jodiskriminim dhe argumenti ynë ka qenë se si është i mundur mos me pas qasje dikush që është në një Komision të Këshillit të Evropës për Barazi”, tha Tahiri, i cili tregoi se çka është diskutuar aty.

“Atje kam pasur një prezantim rreth çështjes së Kosovës, si dhe kam pas disa takime në OKB dhe në New York. Është tepër me rëndësi që sa më shumë të ketë prezencë të Kosovës në ShBA, pasi që sa më shumë që jemi prezentë e forcojmë tregimin, e tregimi ynë është suksesshëm dhe nuk e lëmë Serbinë dhe armiqtë e Kosovës që ta bëjnë tregimin për ne”, u shpreh Tahiri tutje

Shefi i grupit të deputetëve të AAK-së thekson se Kosova ka një Kushtetutë dhe ligje të cilat janë në linjë me të gjitha standardet dhe normat ndërkombëtare sa i përket të drejtave të njeriut. Ai shprehet i bindur se shumë shpejt, Kosova do të bëhet anëtar i Këshillit të Evropës, dhe më pas edhe anëtar i OKB-së.

Tahiri ka folur edhe për qëndrimin e Aleancës rreth Propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sikurse lideri i partisë, Tahiri thotë se kjo Marrëveshje që pritet të nënshkruhet më 18 mars në Ohër e rifaktorizon Kosovën në rrafshin ndërkombëtar.

“Kosova në ShBA shihet si një vend mik, një popull mik e që ka luftu për liri dhe një popull që me të vërtetë në të gjitha aspektet është në vijë me ShBA-në. Pra Kosova është një vend që e sheh marrëdhënien me Amerikën afatgjate, strategjike dhe të përjetshme, edhe në këto vija ata e njohin, megjithatë për shkak të situatës gjeopolitike, luftës në Ukrainë, ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor, janë shumë të interesuar që ta mbështesin këtë marrëveshje, dhe janë të bindur se plani franko-gjerman për Kosovën i jep një shtytje të madhe Kosovës dhe e rifaktorizon në rrafshin ndërkombëtar, kryesisht në organizatat ndërkombëtare”, thotë Tahiri.

Sipas tij, është e vërtetë që Qeveria Kurti i kishte tensionuar marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në.

“Kjo ka ndodhur. Fatmirësisht tash shihet një komunikim i ngushtë ndërmjet Qeverisë dhe opozitës me ShBA-në”, u shpreh ai./eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Trajtoi shumë raste, si performoi Kushtetuesja këta muaj?

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Siguria publike në Kosovë vlerësohet e qetë, kërkohet më shumë punë nga policia

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën