TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tahiri kërkon mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe KE

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Tahiri kërkon mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe KE

Tahiri tha se në vigjilje të 28 nëntorit, iu kemi borxh gjithë heronjve dhe veprimtarëve që të ketë unifikim të shqiptarëve për aspiratat kombëtare.

“Në momente, si kjo seancë e sodit, është me rëndësi të reflektojmë drejt. Përderisa, Shteti Shqiptar sot shënon 110-vjetorin e pavarësisë, Kosovës i ka mbetur edhe një copë rrugë për të bërë. Në këtë rrugë, që nuk është e lehtë sepse kemi një armik të vështirë, që ka pretendime ndaj vendit tonë, ne ende kemi nevojë për një mbështetje të fuqishme të këtij Kuvendi e kësaj Qeverie në të gjitha aspektet. Duke nisur nga aspirata jonë për të qenë vend anëtar në NATO, kandidatë për anëtarë në Bashkimin Evropian, anëtar në Këshillin e Evropës, që po na ndihmon shumë delegacioni i Shqipërisë. Mbi të gjithë me qenë si vëllai me vëllain në kohë të vështira”, tha ai.

Fjalimi i plotë i Tahirit gjatë seancës:

Të nderuar kryetarë të dy Kuvendeve,

Të nderuar Kryeministra dhe ministra të Qeverive,

Vëllezër e motra, deputetë të dashur shqiptarë,

Sot, jemi këtu, në një mbledhje solemne me shkas për të shënuar dhe festuar një arritje të madhe kombëtare dhe historike, 110-vjetorin e shtetit të Shqipërisë.

Shekulli 21, padyshim është shekulli i shqiptarëve. Kosova, sot, është vend i pavarur, i njohur ndërkombëtarisht dhe i pranuar ligjshmërish nga një vendim i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Pra, një ëndërr e madhe që u bë realitet falë luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe angazhimit të gjeneratë pas gjenerate e shumë patriotëve të këtij vendi.

Po ashtu, nuk duhet të harrojmë mbështetjen e madhe që na e kanë dhënë miqtë ndërkombëtarë në krye me ShBA-në. Ndërsa, këtu ku jemi sot, që për shumë kë ka qenë ëndërr, dy Kuvende, gjithë deputetët që kanë marrë besimin e shqiptarëve, të jemi bashkë në një Shqipëri, që sot është anëtare e Aleancës më të madhe të sigurisë të NATO-së. Është në një rrugë njëdrejtimëshe si vend kandidatë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ku qytetarët e saj lëvizin lirshëm në këtë kontinent.

Të dashur deputetë,

Është me rëndësi që gjithmonë në këto data të reflektojmë dhe të themi se rrugëtimi ynë nuk ka qenë i lehtë. Jemi këtu falë përpjekjeve titanike të patriotëve e heronjve shqiptarë, që nga Skënderbeu, Isa Boletini e Ismail Qemali, e deri te lufta e lavdishme për liri e heronjve tanë: Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Luan Haradinaj, Sali Çekaj, Agim Ramadani, e shumë të tjerë që sot prehen në paqe, në tokën tonë për vendin dhe për ardhmërinë tonë.

Në momente, si kjo seancë e sodit, është me rëndësi të reflektojmë drejt. Përderisa, Shteti Shqiptar sot shënon 110-vjetorin e pavarësisë, Kosovës i ka mbetur edhe një copë rrugë për të bërë. Në këtë rrugë, që nuk është e lehtë sepse kemi një armik të vështirë, që ka pretendime ndaj vendit tonë, ne ende kemi nevojë për një mbështetje të fuqishme të këtij Kuvendi e kësaj Qeverie në të gjitha aspektet. Duke nisur nga aspirata jonë për të qenë vend anëtar në NATO, kandidatë për anëtarë në Bashkimin Evropian, anëtar në Këshillin e Evropës, që po na ndihmon shumë delegacioni i Shqipërisë. Mbi të gjithë me qenë si vëllai me vëllain në kohë të vështira.

Është me rëndësi të thuhet se, jemi bashkë këtu jo vetëm për njëri-tjetrin, por jo për të përçuar mesazh për të frikësuar dikë tjetër, por jemi për të thënë se sa më të fortë që janë shqiptarët, aq më shumë merr kuptim siguria dhe paqja në Ballkan dhe Evropë. Pra, jemi për veten tonë dhe për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë ditë e në këtë seancë solemne, nuk është vendi të flasim për gabimet, e të jemi kritik, por duhet të themi se e kemi detyrë kombëtare, falë sakrificës, të punojmë e ta gjejmë rrugën, që si ndër popujt më të vjetër në Ballkan, të bëhemi populli lider në Ballkan, jo me fjalë por me vepra e të arritura.

Duhet të jemi më të bashkuar, më të mirë, më të zhvilluar, më të përparuar, por ta duam njëri-tjetrin më shumë! Këtë ua kemi borxh gjithë atyre që jetë kanë dhanë për Shqipëri, për Kosovë e shqiptari!

Zoti e bekoftë Kosovën e Shqipërinë! Zoti e bekoftë kombin tonë!

Urime Dita e Flamurit!

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kosova në listën e vendeve të sigurta të BE-së, sipas rregullave të reja të azilit

​Kosova në listën e vendeve të sigurta të BE-së, sipas rregullave të reja të azilit

Plot 40 dështime – Nuk ka konstituim të Kuvendit

Rendi i ditës i seancës konstituive

KRU ‘Prishtina’ identifikon lidhje ilegale në ujësjellës, masa shkelësve

KRU ‘Prishtina’ identifikon lidhje ilegale në ujësjellës, masa shkelësve

Numërohen mbi 90% të votave në Prishtinë, Rama i pari

18-vjetori i Pavarësisë, Rama: Ora e parë e mësimit më 16 shkurt do t’i kushtohet UÇK-së

​Kosova në listën e vendeve të sigurta të BE-së, sipas rregullave të reja të azilit

​Kosova në listën e vendeve të sigurta të BE-së, sipas rregullave të reja të azilit

Plot 40 dështime – Nuk ka konstituim të Kuvendit

Rendi i ditës i seancës konstituive

KRU ‘Prishtina’ identifikon lidhje ilegale në ujësjellës, masa shkelësve

KRU ‘Prishtina’ identifikon lidhje ilegale në ujësjellës, masa shkelësve

Dukagjini eliminon Prishtinën e Re, avancon në çerekfinale të Kupës

Dukagjini eliminon Prishtinën e Re, avancon në çerekfinale të Kupës

Futbollistët e Real Madridit darkuan së bashku, paguan Vini Jr. e Mbappe

Futbollistët e Real Madridit darkuan së bashku, paguan Vini Jr. e Mbappe

Xhepa i Shqipërisë zë vendin e 34-t në Super-G

Xhepa i Shqipërisë zë vendin e 34-t në Super-G

Vengu: 2026-ta pret stërvitjen e parë trilaterale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Vengu: 2026-ta pret stërvitjen e parë trilaterale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën