TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sveçla thotë se grupe të maskuara kanë gjuajtur në drejtim të policëve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Sveçla përgëzon Policinë e Kosovës për aksionin e sotëm

Ministri i MPB-së, Xhelal Sfeçla

“Barrikadat e vendosura nga strukturat ilegale serbe mbrëmë, 15 minuta pas lëshimit të sistemit të alarmit dhe të shpërndara në 9 lokacione të ndryshme në veriun e vendit, tashmë janë larguar plotësisht nga vetë ata. Liria e lëvizjes është e plotë dhe pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë të hapura për qytetarët”, ka shkruar Sveçla në “Facebook”.

Ai madje ka konfirmuar edhe sulmet e sotme ndaj zyrtarëve policorë nga grupe të maskuara, për të cilat thotë se udhëhiqen nga Beogradi.

“Grupe të maskuara e me armë të gjata të cilët udhëhiqen nga Beogradi dhe të ardhur nga Serbia, kanë filluar sulmet ndaj qytetarëve të vendit duke i rrahur brutalisht dhe të njëjtit kanë gjuajtur sot edhe ndaj zyrtarëve policorë me qëllim të vrasjes së tyre. Këto sulme ishin të përgatitura që një kohë të gjatë e këto përgatitje kulmuan nga takimet në Beograd e në Rashkë”, ka shtuar Sveçla.

 

Shkrimi i plotë i Sveçlës:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Barrikadat e vendosura nga strukturat ilegale serbe mbrëmë, 15 minuta pas lëshimit të sistemit të alarmit dhe të shpërndara në 9 lokacione të ndryshme në veriun e vendit, tashmë janë larguar plotësisht nga vetë ata.

Liria e lëvizjes është e plotë dhe pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë të hapura për qytetarët.

Grupe të maskuara e me armë të gjata të cilët udhëhiqen nga Beogradi dhe të ardhur nga Serbia, kanë filluar sulmet ndaj qytetarëve të vendit duke i rrahur brutalisht dhe të njëjtit kanë gjuajtur sot edhe ndaj zyrtarëve policorë me qëllim të vrasjes së tyre.

Këto sulme ishin të përgatitura që një kohë të gjatë e këto përgatitje kulmuan nga takimet në Beograd e në Rashkë. Sulmet e tilla nuk i kontribuojnë stabilitetit të vendeve tona dhe rajonit sepse mbi të gjitha Qeveria jonë ka marrë dy vendime duke respektuar ligjet vendore dhe ndërkombëtare. Siç jemi zotuar edhe mbrëmë, si Qeveri e Republikës së Kosovës, me largimin e barrikadave dhe sigurimin e lirisë së lëvizjes për qytetarët tanë, ne e zhvendosëm zbatimin e vendimeve për datën 1 shtator 2022, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit në vend dhe rajon.

Krijimi i panikut, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, lëvizja e personave të armatosur e të maskuar brenda vendit, rrahja brutale e qytetarëve tanë si dhe tentim vrasja e zyrtarëve tanë policorë janë veprime të papranueshme dhe në këtë drejtim, janë duke punuar intensivisht hetimet dhe drejtësia padyshim do të ndodhë. Përdorimi i grupeve të tilla kriminale për destabilizim të vendit nga pala serbe nuk e rrezikon vetëm vendin tonë, dhe kjo bëhet edhe më serioze kur Serbia e cila përmes grupeve të tilla synon të arrijë qëllimet e veta merr mbështetje të plotë dhe tashmë publike nga Moska.

Përveç sulmeve ndaj qytetarëve, dëmeve materiale e tentim vrasjeve ndaj zyrtarëve policorë, ne jemi ballafaquar mbrëmë edhe me sulme kibernetike të cilat kanë tentuar të pengojnë funksionimin shtetëror. Në këtë drejtim, ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme dhe sistemi është mbrojtur suksesshëm.

Në kronologjinë e trazirave me të cilat u ballafaquam dje, nuk mund të mos ngre shqetësimin e madh për plasimin e informacioneve të pakonfirmuara dhe të pavërteta. Lajmet të cilat janë publikuar mbrëmë kanë cënuar rëndë zhvillimin e operacioneve policore, jetën dhe sigurinë  e zyrtarëve policorë dhe në veçanti, informacioni mbi plagosjen e zyrtarit policor ka shkaktuar huti dhe shqetësim të arsyeshëm tek të gjithë familjarët e zyrtarëve policorë të cilët ishin në krye të detyrës në atë kohë. Në të gjitha thirrjet tona si Qeveri dhe Ministri e Punëve të Brendshme kemi ofruar bashkëpunim dhe informata në kohë reale.

Gjej rastin të falënderoj bashkëpunëtorët tanë ndërkombëtar për kuptimin e drejtë të situatës dhe për qëndrimin e tyre konstruktiv. Ne mbesim të përkushtuar për stabilitet dhe vendimi ynë i sotëm tashmë e dëshmon këtë dhe në të njejtën kohë me të gjitha mekanizmat tanë shtetëror do të angazhohemi brenda misioneve që na obligon Kushtetuta jonë.

Veprimet tona si shtet janë tërësisht ligjore dhe brenda të gjithë mekanizmave tanë ne do të veprojmë në zbatim të plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, pra, sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit tonë janë dhe do të mbeten të pacënueshme.

Dua edhe një herë të përgëzoj të gjithë zyrtarët policorë të angazhuar në këtë operacion, të cilët edhe në këto momente janë duke kryer detyrat me përkushtim dhe profesionalizëm në vendosjen e rendit dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës sonë pa dallim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përparim Rama mbështet protestën për ish-krerët e UÇK-së: Prishtina është me ju

Përparim Rama mbështet protestën për ish-krerët e UÇK-së: Prishtina është me ju

Osmani i jep zemër Kosovës: Le të bëhemi një zë për djemtë tanë!

Osmani i jep zemër Kosovës: Le të bëhemi një zë për djemtë tanë!

Supergol i Asllanit, Kosova në epërsi ndaj Sllovenisë

Supergol i Asllanit, Kosova në epërsi ndaj Sllovenisë

Hyseni flet për 80 mijë eurot e paguara për orenditë në QKMF në Gjilan

​Alban Hyseni bindshëm fiton edhe votat me postë

Përparim Rama mbështet protestën për ish-krerët e UÇK-së: Prishtina është me ju

Përparim Rama mbështet protestën për ish-krerët e UÇK-së: Prishtina është me ju

Osmani i jep zemër Kosovës: Le të bëhemi një zë për djemtë tanë!

Osmani i jep zemër Kosovës: Le të bëhemi një zë për djemtë tanë!

Lladrovci: Fitorja qoftë fjala jonë nga kjo përballje

Lladrovci: Fitorja qoftë fjala jonë nga kjo përballje

Supergol i Asllanit, Kosova në epërsi ndaj Sllovenisë

Supergol i Asllanit, Kosova në epërsi ndaj Sllovenisë

Hyseni flet për 80 mijë eurot e paguara për orenditë në QKMF në Gjilan

​Alban Hyseni bindshëm fiton edhe votat me postë

Këto janë rezultatet e para në Gjakovë – Gjini bindshëm i pari

​Votat me postë për Gjakovën konfirmojnë fitoren bindëse të Ardian Gjinit

Faton Peci në epërsi ndaj Arian Tahirit me 2,292 vota diferencë

Peci apo Tahiri, cili mori më shumë vota me postë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën