Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Ai ka treguar edhe arsyet e shtyerjes së afatit të aplikimit.
Mehaj ka thënë se afati i aplikimit është shtyer për shkak të kërkesave të shumta të maturantëve të shkollave të mesme të cilët këtë javë janë në proces të testit të maturës.
“Për t’u njoftuar lidhur me kushtet, kriteret, llojet e testeve, dokumentet e nevojshme, si dhe procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes, shihni në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes. Ministria e Mbrojtjes fton të rinjtë e të rejat e vendit pa dallim, të aplikojnë duke ju garantuar proces të drejtë dhe transparent gjatë gjithë procesit të testimit dhe përzgjedhjes”, thuhet në njoftim.