TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

RTK i ndërpren kontratat mbi vepër

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
RTK i ndërpren kontratat mbi vepër

Transmetuesi publik (RTK), nuk u ka vazhduar kontratën e punës disa punëtorëve të mediumit të cilët ishin në kontratë mbi vepër.

Në mesin e tyre që nuk i është vazhduar kontrata, janë edhe disa gra lehona, raporton teve1.info.

Në një komunikatë të Bordit të RTK-së thuhet se “Bordi i RTK-së në mbledhjen e datës 12 Mars 2022 ka aprovuar rekomandimet e Komisionit të Skemës Programore për skemën programore të RTK-së për vitin 2022.

Bordi i RTK-së, ka kërkuar nga menaxhmenti që t’i inkorporojë rekomandimet në skemën programore që pritet të vijë për aprovim në bord në mbledhjen e radhës”, thuhet në komunikatë.

Poashtu vendet vakante thuhet se do të mbulohen nga stafi i brendshëm. Po ashtu është paralajmëruar se do të hapët një konkurs për disa pozita të rregullta.

Komunikata e plotë:

Bordi i RTK-së në mbledhjen e datës 12 Mars 2022 ka aprovuar rekomandimet e Komisionit të Skemës Programore për skemën programore të RTK-së për vitin 2022. Bordi i RTK-së ka kërkuar nga menaxhmenti që t’i inkorporojë rekomandimet në skemën programore që pritet të vijë për aprovim në bord në mbledhjen e radhës.

Bordi ka diskutuar propozimet e Njësisë së Auditimit të Brendshëm për ndryshimet e mundshme në statut dhe në rregullore. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm z. Shkumbin Ahmetxhekaj, U.D Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së dhe në pjesën e dedikuar për marketingun i pranishëm ishte edhe Arian Sahiti, drejtori i departamentit të Marketingut.

Bordi ka diskutuar për gjendjen e departamentit të marketingut në RTK dhe ka shqyrtuar mundësitë për ta fuqizuar këtë departament, të cilin e konsideron shumë të rëndësishëm për gjenerimin e të hyrave financiare.

Në këtë mbledhje z. Ahmetxhekaj raportoi për risistemimin e punonjësve brenda mediumit publik. Risistemimi në këtë fazë është bërë duke pasur për bazë faktin se me datën 31 mars të këtij viti përfundojnë të gjitha kontratat për shërbime dhe vendet që do të mbesin vakante, do të plotësohen nga stafi i brendshëm që kanë kontrata të rregullta.

Z.Ahmetxhekaj ka raportuar se gjatë procesit të risistemimit, komisioni për risistemim ka ardhur në përfundim se është i domosdoshëm rekrutimi i disa punëtorëve, pozita të cilat nuk ka qenë e mundur të mbulohen me stafin aktual të brendshëm, pas mbarimit të kontratave me shërbime.

U.d drejtori ka propozuar hapjen e konkursit për 12 pozita të punës në disa njësi ndryshme të RTK-së. Bordi i RTK-së ka aprovuar tetë prej tyre. Rrjedhimisht do të ketë konkurs publik për punësimin e punëtorëve të rregullt në pozitat si vijon, një (1) videoreporter/korrespodent në Tiranë, një (1) gazetar/korrespodent në Mal të Zi, një (1) gazetar/korrespodent në Serbi/Preshevë, një korrespondent/gazetar për rajonin e Prizrenit, një gazetar për redaksinë boshnjake në Radio Kosova dhe dy shoferë.

Tags: lehonaRTK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot i vranët dhe intervale me diell

A mund të vazhdojë puna e Kuvendit pa votimin e nënkryetarit nga komuniteti serb?- sqaron avokati Ardian Bajraktari

A mund të vazhdojë puna e Kuvendit pa votimin e nënkryetarit nga komuniteti serb?- sqaron avokati Ardian Bajraktari

Spahiu: Mandati i dytë i Vjosa Osmanit nuk është në interes të Kurtit

Spahiu: Mandati i dytë i Vjosa Osmanit nuk është në interes të Kurtit

Spahiu: Vendimi i KQZ-së ndaj Listës Serbe është lojë fëmijësh dhe dëmton Kosovën

Emisioni “Info Nata” 02.02.2026

Emisioni “Info Nata” 02.02.2026

Muriqi shënon dhe asiston në fitoren e Mallorcas

Muriqi shënon dhe asiston në fitoren e Mallorcas

Arsyeja pse zgjoheni natën mund të jetë më interesante se mendoni

Arsyeja pse zgjoheni natën mund të jetë më interesante se mendoni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën