Zejnun Maliqit mezi po i pritet ta takojë djalin e tij, Dervishin.
Ky i fundit po kthehet në shtëpi pas rreth tre ditësh qëndrimi në burgun serb, bashkë me familjarin tjetër, Esat Muçolli.
E lotët filluan të dalin në momentin kur hyjnë në oborr.
Nën akuzën për demolim të një kontejneri në dalje të pikës kufitare në Merdarë – rast i cili besohet të ketë ndodhur vitin e kaluar, ata u mbajtën për 48 orë në paraburgim në burgun e Rashkës.
E të enjten, kur u dërguan në Gjykatën e Kurshumlisë, në mungesë të provave u dha urdhër për lirimin e tyre.
Por Esat Muçolli, derisa rrëfen gjithë ngjarjen se si rrodhi – tregon edhe fjalët e policëve serbë, arsyet që iu kishin thënë atyre për arrestim.
Se situata ishte shumë e rrezikshme dhe vazhdon të jetë e tillë, po e konfirmon edhe Dervish Maliqi.
Madje, ky po e jep edhe një porosi për shqiptarët.
I emocionuar 70 vjeçari, Zejnun Maliqi, po flet për momentet kur kuptoi për arrestimin e tyre.
Të arrestuar për të njëjtën akuzë ishin edhe Fatmir Hajdari dhe Mirsad Kamberi.
Edhe për ta u mor vendim për lirim nga paraburgimi dhe të njëjtit janë kthyer tek familja.
Kronika e realizuar nga gazetari Arton Rama