Në raportin e Policisë së Kosovës njoftohet se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë aksident me fatalitet ndërsa thuhet se kanë qenë 8 aksidente me të lënduar, shkruan teve1.info.
Policia po ashtu ka njoftuar se janë raportuar 21 aksidente me dëme material, janë arrestuar 18 persona ndërsa 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje dhe 4 persona në vuajtje të dënimit.
Në raport gjithashtu theksohet se janë shqiptuar 1 mijë e 945 tiketa trafiku për 24 orë.