Dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec, derisa dy të tjerë janë dorëzuar në Polici, raporton teve1.info
Siç njofton policia, njëri nga të dyshuarit ka deklaruar se pas një fjalosje me viktimat e kishte përdorur armën.
“Rahovec,19.09.2023-16:45. Nga QKMF Rahovec është dhënë informata se dy persona te gjinisë mashkullore kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve trupore nga arma e zjarrit. Të njëjtit pas tretmanit mjekësor janë dërguar për në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ku njëri është prej tyre është përcjell për në QKUK-së. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar ku kanë hasur në disa gëzhoja të armës së zjarrit, dy telefona të dorës si dhe kanë vërejtur njolla gjaku. Në stacionin policor janë paraqitur dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët kanë qenë të përfshirë në rast. Njëri i dyshuari ka deklaruar se pas një fjalosje me viktimat e kishte përdorur armën.”
Tutje policia ka bërë të ditur se ka kryer bastisje dhe gjatë kontrollimit janë gjetur dhe janë konfiskuar: dy pistoleta, njëra dyshohet se është përdorur në rast, dy pushkë gjuetie, një pushkë ajrore dhe një pushkë M-48, 31-copë fishekë te kal.7.62 mm,19 copë fishekë te kal.9 mm dhe 132 copë fishekë te kal.12 mm.
“Për të gjitha armët e lartcekura, i dyshuari posedonte leje. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Plagosen dy persona në Rahovec, dorëzohen dy të tjerë në Polici