Por, kur ka kaluar më shumë se 1 vit e gjysmë nga kjo thirrje, numri i qytetarëve që materialet e tyre ia besuan shtetit, po del të jetë i vogël.
“Sa i përket pranimit të dëshmive lidhur me krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, nga viti i kaluar Ministria e Drejtësisë ka pranuar një numër modest të dëshmive në formë të fotove, dokumenteve, shkrimeve, si dhe videove”, thuhet nga MD.
Nga kjo ministri nuk kanë treguar se sa është numri modest i materialeve që e kanë pranuar në Mekanizmin për Dokumentimin e Krimeve të Luftës.
Arsyet se pse kaq pak qytetarë i dorëzuan faktet e luftës në duart e shtetit, i ka treguar, Ismet Salihu, ish-anëtar i Institutit të kaluar për dokumentimin e krimeve të luftës.
“Këtu është dashtë një fushatë shumë e madhe të bëhët me anë të mediave, se cështja është shumë serioze”, thotë ndër të tjera profesori Salihu.
Profesori i të drejtës penale, thotë se ka metoda që mund t’i shtyjnë qytetarët të jenë më bashkëpunues.
“Është dashtë, apo duhet të parashihet, patjetër që në Ligjin për hulumtumin e krimeve të luftes, ose me një akt nënligjor, që këtyre personave t’u kompensohet puna”, shprehet Salihu.
Të premten me 58 vota pro, në Kuvendin e Kosovës është votuar projektligji për themelimin e serishëm të Institutin për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovës.
Kronika e realizuar nga Fidan Zejnullahu