TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani kërkon ndihmë nga Jordania për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Osmani kërkon ndihmë nga Jordania për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takim me mbretin e Jordanisë, Abdullahu II

Osmani ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe avancimin e tyre.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka shtruar nevojën e mbështetjes së mëtejme nga Mbretëria e Jordanisë në përpjekjet e Kosovës për të siguruar anëtarësime në organizata ndërkombëtare dhe njohje nga vendet arabe.

Presidentja Osmani dhe Mbreti Adullah II, diskutuan për situatën aktuale në Kosovë dhe rajon, ndërkohë që të dy palët riafirmuan përkushtimin për paqe e stabilitet.

Sipas Presidentes Osmani, ndërmjet të dy shteteve ka potencial për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Në këtë kontekst, ajo përmendi faktin se një ekip ushtarësh jordanezë janë trajnuar së fundmi në qendrën tonë të trajnimit të Kërkimit dhe Shpëtimit.

Më tej, Presidentja Osmani, tha se Kosova është e interesuar të zhvillojë marrëdhënie të ngushta me Jordaninë në fusha me interes të ndërsjellë, si ekonomia, tregtia, mbrojtja, kultura, arsimi dhe turizmi. Të dy liderët shprehën optimizmin për të ardhmen e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Takimi është zhvilluar në New York ku do të mbahet sesionit të 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Osmani përmes një video nga atje, ka thënë se sonte do të zhvillojë disa takime, ku ka thënë se më i rëndësishmi është ai i pritjes nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, të cilin ka thënë se do ta falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme.

“Është shumë me rëndësi që të kemi mundësi të marrim pjesë në organizime bashkë me liderët tjerë botërorë. Më e rëndësishmja do të jetë pritja nga presidenti Biden, ku do të kem mundësi ta falënderoj në emër të popullit të Kosovës për aleancën tonë dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së”, është shprehur Osmani.

Ajo ka njoftuar se do të ketë edhe takime me mërgatën./teve1.info/

Tags: Osmanitakimi me mbretin e Jordanise
ShareTweet

Postime të ngjashme

Bëri manovra, gjobitet shoferi që rrezikoi pjesëmarrësit në trafik

Bëri manovra, gjobitet shoferi që rrezikoi pjesëmarrësit në trafik

Kurti vizitoi familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Kurti vizitoi familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Në Drenas të hënën nuk nis gjysmëvejtori i dytë

Në Drenas të hënën nuk nis gjysmëvejtori i dytë

Lirohet për qarkullim rruga në fshatin Sojevë

Lirohet për qarkullim rruga në fshatin Sojevë

Peja angazhon fundor amerikan

Peja angazhon fundor amerikan

Drilon Hajrizi ndahet me Trepçën

Trepça e fortë për Prishtinën

Shkëlqen Gruda, Man. Unitedi eliminohet nga FA Cup

Shkëlqen Gruda, Man. Unitedi eliminohet nga FA Cup

Bëri manovra, gjobitet shoferi që rrezikoi pjesëmarrësit në trafik

Bëri manovra, gjobitet shoferi që rrezikoi pjesëmarrësit në trafik

Barcelona vs Real Madrid këto janë formacionet

Barcelona vs Real Madrid këto janë formacionet

Kurti vizitoi familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Kurti vizitoi familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Në Drenas të hënën nuk nis gjysmëvejtori i dytë

Në Drenas të hënën nuk nis gjysmëvejtori i dytë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën