TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani godet Borrellin pas zhvillimeve në Bruksel: I njëanshëm, sot e akomodoi agresorin

by Lindrit Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë nis heqjen e rrethojave dhe lirimin e trotuarit te Parku i Qytetit

Përmes një postimi në Facebook, Osmani u shpreh se ajo çka u pa të hënën nga Borrell ishte njëanshmëri e shpërfaqur haptazi dhe akomodim i agresorit dhe prezantim i një realiteti tërësisht të shtrembëruar.

Madje, presidentja rendit edhe disa marrëveshje të shkelura nga Serbia që sipas tij, do duhej t’i përmendte Serbisë.

“1. Shkelja e obligimit për shpërbërjen e strukturave paralele ilegale kriminale, ashtu siç kërkohet në Marrëveshjen e vitit 2013. Përkundrazi, këto struktura sot përkrahen, financohen e armatosen nga Vuçiq, me qëllim të sulmit ndaj Kosovës sipas stilit e planit të Putinit; 2. Moszbatimi i Planit të Zbatimit të Marrëveshjes së vitit 2013, ku kërkohet që të dyja palët të miratojnë ligje për amnisti. Deri tani, vetëm Kosova e ka miratuar; 3. Shkelja e obligimeve nga Marrëveshja e vitit 2013, që kanë të bëjnë me mbajtjen e zgjedhjeve, ku Serbia vazhdimisht ka nxitur sulme ndaj partive serbe që nuk konsideroheshin besnike ndaj qeverisë së Serbisë. Kjo është konfirmuar disa herë nga raportet e ekipeve të vëzhguesve ndërkombëtare të zgjedhjeve;”.

“4. Shkelja e vazhdueshme e pikës 14 të Marrëveshjes, ku kërkohet që Serbia të mos e bllokojë rrugën evropiane të Kosovës; 5. Shkelja e pikave 9, 10 dhe 11 të Marrëveshjes së vitit 2013 ku është paraparë integrimi i serbëve në polici, gjyqësi, etj. Për më tepër, ditët e fundit kemi parë shkelje flagrante të kësaj marrëveshjeje me nënshkrimin e kontratave me institucionet ilegale të Serbisë dhe asnjë reagim të BE-së; 6. Bllokimi i zbatimit të marrëveshjes për energji për gati 10 vite; 7. Moszbatimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë, nëpërmjet ndalesave, të cilat Serbia ua bënë shumë zyrtarëve e qytetarëve të Kosovës të të gjitha profileve që të hyjnë në Serbi, mospranimin e dokumenteve të lëshuara nga Kosova, etj; 8. Moszbatimi i marrëveshjes për drejtësinë, nëpërmjet vendosjes së vulave në dokumentet origjinale të gjykatave dhe organeve të tjera të Kosovës me mbishkrimin “Republika e Serbisë –Kosova dhe Metohija –nën administrimin e OKB-së dhe Rezoluta 1244.”, shkroi ndër tjerash ajo.

Sipas saj, paqja dhe stabiliteti nuk mund të arrihen duke akomoduar ata që kanë ambicie hegjemoniste.

“Paqja dhe stabiliteti nuk mund të arrihen duke akomoduar ata që kanë ambicie hegjemoniste. Por, Kosova asnjëherë nuk do të heq dorë nga qëllimi i qartë për paqe e stabilitet afatgjatë si dhe rend e ligj në tërë territorin e saj”, shkroi ndër tjerash ajo./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Canaj për koalicionet lokale: Politika është kompromis

Canaj për koalicionet lokale: Politika është kompromis

Spahiu: Koalicioni LVV–PDK do të ishte vetëvrasje politike për Vetëvendosjen

Spahiu: Koalicioni LVV–PDK do të ishte vetëvrasje politike për Vetëvendosjen

Kurti takon Starmerin në Londër, diskutojnë bashkëpunimin Kosovë–Britani

Kurti takon Starmerin në Londër, diskutojnë bashkëpunimin Kosovë–Britani

Starmer në Procesin e Berlinit: Ballkani Perëndimor, vendi ku testohet siguria e Evropës

Real Madridi triumfon ndaj Juventusit

Real Madridi triumfon ndaj Juventusit

Kurti takon Starmerin në Londër, diskutojnë bashkëpunimin Kosovë–Britani

Kurti takon Starmerin në Londër, diskutojnë bashkëpunimin Kosovë–Britani

Emisioni “Info Nata” 22.10.2025

Emisioni “Info Nata” 22.10.2025

Starmer në Procesin e Berlinit: Ballkani Perëndimor, vendi ku testohet siguria e Evropës

Starmer në Procesin e Berlinit: Ballkani Perëndimor, vendi ku testohet siguria e Evropës

Merz: E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian

Merz: E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën