Për ditën e sotme parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu. Një mot afërsisht i ngjashëm me ditën e martë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se temperaturat minimale në tërë territorin do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.