TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Miratimi i rregullores për zgjedhjen e kryeprokurorit kërkohet të mos ndodhë pa dëgjim publik

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
KPK e shqetësuar se nuk u njoftuan nga Qeveria për miratimin e Projektligjit për Këshillin Prokurorial

Keshilli Prokurorial i Kosoves

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka kërkuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), të mos miratojë ndryshim/plotësimin e Rregullores për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës së Kosovës pa e vënë këtë të fundit në dëgjim publik.

Miratimi i kësaj rregullore është paraparë të bëhet të hënën në takimin e KPK-së.

“Duke pasur parasysh që një rregullore e tillë është e rëndësisë së madhe për shkak se me të njëjtën përcaktohen kriteret dhe procedurat e zgjedhjes së krerëve të prokurorive, tejkalimi i konsultimit publik dhe mohimi i akterëve të shoqërisë civile dhe palëve të interesit për të qenë pjesë e këtij procesi, ngrit dyshime të arsyeshme lidhur me transparencën, llogaridhënien dhe integritetin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për të përmirësuar procesin e emërimit të kryeprokurorëve në mënyrë të drejtë, të pavarur, të paanshme dhe të bazuar në meritokraci”, thuhet në komunikatën e IKD-së.

Komunikata e plotë:

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ndaj Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i cili ka vendosur që në takimin e 231-të, i cili është planifikuar të mbahet të hënën me 26 qershor 2023, të miratojë ndryshim/plotësimin e Rregullores për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës së Kosovës pa e vënë këtë të fundit në dëgjim publik.

Rregullorja Nr. 06/2019 për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës së Kosovës, është miratuar nga KPK në vitin 2019. KPK me 31 maj 2023 ka marrë vendim të bëjë ndryshim/plotësimin e kësaj rregullore për shkak se me 1 qershor 2023 ka hyrë në fuqi Ligji Nr.08/L-167 për Prokurorin e Shtetit i cili ligj ka paraparë kritere të tjera për përzgjedhjen e Kryeprokurorëve të Prokurorive.

Deri tek ndryshim/plotësimi i ngutshëm i kësaj rregullore ka ardhur edhe për shkak se KPK me 23 maj 2023 kishte shpallur konkursin për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, konkurs ky që ishte shtyrë pastaj deri në ndryshim/plotësimin e rregullores së lartcekur.

KPK ka ndërtuar një standard të konsultimit publik me rastin e miratimit të legjislacionit sekondar nga ana e Këshillit Prokurorial. Me keqardhje kemi kuptuar se i njëjti Këshill ka devijuar nga një praktikë dhe standard i tillë edhe lidhur me rregulloren e lartcekur. Duke pasur parasysh që një rregullore e tillë është e rëndësisë së madhe për shkak se me të njëjtën përcaktohen kriteret dhe procedurat e zgjedhjes së krerëve të prokurorive, tejkalimi i konsultimit publik dhe mohimi i akterëve të shoqërisë civile dhe palëve të interesit për të qenë pjesë e këtij procesi, ngrit dyshime të arsyeshme lidhur me transparencën, llogaridhënien dhe integritetin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për të përmirësuar procesin e emërimit të kryeprokurorëve në mënyrë të drejtë, të pavarur, të paanshme dhe të bazuar në meritokraci./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kurti:  Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Kurti: Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Samjljaj: Aktgjykimi nuk i ra taman asnjërës parti, si duket vendi do të shkojë në zgjedhje

Samjljaj: Aktgjykimi nuk i ra taman asnjërës parti, si duket vendi do të shkojë në zgjedhje

Live – Nis seanca konstituive e Kuvendit

Rreziku për zgjedhje të reja, deputetët të paktën 34 ditë kohë për marrëveshjet ndërkombëtare

A ju mohua Kosovës penalltia në ndeshjen kundër Sllovakisë, sipas Hajdarit

A ju mohua Kosovës penalltia në ndeshjen kundër Sllovakisë, sipas Hajdarit

Dellova: Ndeshjen e filluam me stres, por gjetëm forcën dhe u rikthyem

Dellova: Ndeshjen e filluam me stres, por gjetëm forcën dhe u rikthyem

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

“InfoNata” 26.03.2026

“InfoNata” 26.03.2026

Kurti:  Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Kurti: Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Shqipëria humb në Varshavë, shuhet ëndrra për Kupën e Botës

Shqipëria humb në Varshavë, shuhet ëndrra për Kupën e Botës

Shqipëria mposhtet në Poloni

Shqipëria mposhtet në Poloni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën