Vajza e cila kërkonte lëmosh në tavolinën ku ishte i ulur edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci sipas një video të publikuar, shihet se u largu nga kamerieri i lokalit.
Por kamerieri i lokalit e largoi shpejt vajzën, duke ngjallur reagime të shumta.
Ndërsa ministri Elbert Krasniqi veprimin e quajti si racizëm.
“Ngjarja e fundit ku shihet qartë mënyra e vrazhdë se si largohet një fëmijë nga radhët e komuniteteve nga lokali pa asnjë arsye është shqetësuese dhe e papranueshme për të gjithë. Unë, angazhohem çdo ditë që të luftohet dhe raportohet racizmi. Sjellje si këto nuk kanë vend në mesin tone”, ka thënë ai.







