Lidhja Demokratike e Kosovës, ka akuzuar Qeverinë se po ndëshkon komunat e Kosovës në ndarjen e buxhetit për vitin 2023.
Kjo parti përmes një video të publikuar në Facebook, ka thënë se në 18 komuna nuk do të investohet asnjë cen nga Qeveria nga buxheti i vitit 2023.
Në këtë video sipas LDK-së, me buxhetin e këtij viti janë favorizuar komunat ta cilat drejtohet nga kryetarët që janë nga radhët e VV-së.
“Pushteti po ndëshkon komunat e Kosovës me shumë padrejtësi në ndarjet buxhetore për vitin 2023. Asnjë investim në 18 komuna vetëm sepse nuk kontrollohen nga pushteti. Përmes komunave po ndëshkohen qytetarët. A është ky trajtimi që ata meritojnë”, thuhet në postimin e LDK-së.