Lidhja Demokratike e Kosovës ka ripërsëritur se Kosovës nuk i duhet një marrëveshje që nuk e përmban njohjen.
Përmes një komunikate për media LDK-ja ka kërkuar nga kryeministri, Kurti që të raportojë në Kuvend për dialogun, shkruan teve1.info
Sipas tyre, Kosovës i duhet një marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen reciproke.
“Për LDK-në, Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk përmban njohjen. Vendit tonë i duhet një marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve – si shtete të pavarura e sovrane. Çdo devijim nga ky orientim strategjik është përgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale. LDK, po ashtu, kërkon raportim të kryeministrit në Kuvendin e Kosovës mbi procesin e dialogut. Injorimi i institucionit të përfaqësuesve të popullit nuk i jep legjitimitet asnjë procesi jetik për vendin”, thuhet në komunikatë.